Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Milan rigjen buzëqeshjen, 'Manita' ndaj Sampdorias: trigolësh i Giroud

Lapsi.al 20 May 2023
Video/ Milan rigjen buzëqeshjen, 'Manita' ndaj Sampdorias:

Milan mposhti Sampdorian 5-1 në ndeshjen e javës së 36 të Serie A. Në San Siro, kuqezinjtë e Piolit reaguan pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Champions, duke shkatërruar dorianët e Stankovic, i fundit në renditje dhe tashmë i rënë nga kategoria. Festivali i golave u hap nga Leao në minutën e 9' pas një veprimi interesant të Diaz. Quagliarella balancoi ndeshjen në minutën e 20', por ekuilibri zgjati vetëm tre minuta. Në minutën e 23' Giroud gjeti golin e avantazhit të dytë të mbrëmjes me kokë në zhvillimet e një goditje këndi. Francezi u përsërit në minutën e 29' me penallti. Pas pushimit, erdhi goli i Diaz me portën të zbrazët dhe goli i tretë personal i Giroud, që përmbylli rezultatin.

Milani pastrohet menjëherë nga toksinat e grumbulluara në natën e fundit fatkeqe të Ligës së Kampionëve. Skuadra kuqezi shtyn fort në këtë finale sezoni drejt zonës Champions. Kuqezinjtë e teknikut Pioli fshijnë një Sampdoria tepër të demotivuar, krahasuar me stimujt kuqezi, për t'i rezistuar sulmit të Djallit. San Siro në katër ditë u shndërrua nga një arenë vajtimi në një park argëtimi, me një pesëshe (me një) që rehabiliton të gjitha armët e kuqezinjve të bllokuara për një kohë të gjatë. Trigolëshi i Giroud, Leao dhe Diaz, që shërbyen gola e asiste.

Lexo më tej:Milan jashtë Champions, Tapiri i Artë shkon për Piolin: “Kur ngjitesh lart e rrëzohesh vritesh më shumë”

Sinjale të rëndësishme, në funksion të 180 minutave të fundit, për një ekip që vinte nga tre transferta pa shënuan asnjë herë. Sinjalet - përballë një tjetër Meazza mbi 70 mijë - u dhanë nga e njëjta njëmbëdhjetëshe e raundit të dytë me Inter. Skuadra e teknikut Pioli ngjitet në 64 pikë në renditje, në vendin e pestë, -1 nga Lazio dhe -2 nga Interi, nesër në fushë.

Serie A Italy

Cremonese 1-5 Bologna

Atalanta 3-1 Verona

AC Milan 5-1 Sampdoria

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI