Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Perez është më bindës se Brazili, Ancelotti: "Real Madrid më garantoi se do të qendroj"

Lapsi.al 20 May 2023
Perez është më bindës se Brazili, Ancelotti: "Real

Pas humbjes së keqe në Champions League kundër Manchester City, Carlo Ancelotti pati një takim të gjatë me Florentino Perez. Të dy kanë folur për të ardhmen e tij te Real Madrid. Takimin e konfirmoi vetë trajneri parmens, duke zbuluar edhe rezultatin. "Klubi më ka garantuar se do të qëndroj. Ne patëm një takim me Florentino Perez dhe ai më tregoi mbështetjen e tij. Folëm për ndeshjen e së mërkurës. Ne vazhdojmë me të njëjtën ide për t'i bërë gjërat siç duhet," tha Ancelotti, përpara ndeshjes në transfertë kundër Valencias.

"Natyrisht që është një eliminim që dhemb. Por nuk duhet të harrojmë se ishte gjysmëfinale. Ishim afër të luanim një tjetër finale. Ndonjëherë mund të gjesh një skuadër më të mirë përballë. Duhet të shohim drejt Champions League të ardhshëm", shtoi ai. Duke folur për ekipin, Ancelotti mbrojti Karim Benzema, një nga lojtarët më të kritikuar në Mançester. "Të dyshosh për Karim nuk ka kuptim. Ai mund të luajë një ndeshje të keqe, mund të ndodhë, por ai nuk ishte i vetmi - shpjegoi tekniku -. Ai mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm, një legjendë për këtë klub. Nëse nuk bën një ndeshje të mirë, nuk ndryshon asgjë. Të mërkurën i gjithë ekipi nuk funksionoi, jo vetëm Karim".

Lexo më tej: Video/ Poker i bujshëm ndaj Real Madrid: Guardiola hakmerret, Manchester City në finale kundër Inter

BENZEMA, MERKATO E TË RINJTË

Ancelotti shpjegoi gjithashtu se një ndryshim brezi tashmë është duke u zhvilluar te Real Madrid, por për këtë nuk ka afate: “Lojtarët e rinj gradualisht do të fitojnë më shumë rëndësi dhe herët a vonë do të vijë dita kur Benzema, Modric, Nacho, Carvajal... do të ndalojnë së luajturi për këtë ekip, por nuk do të jetë sezoni i ardhshëm”. Shoqëria dëshiron që të rinjtë të bëjnë një hap tjetër përpara në rritje. Objektivi numër 1, nuk është më mister, është Jude Bellingham. Mesfushori anglez i Borussia Dortmund ndiqet nga gjysma e Evropës, por Blancos janë preferencialë. Prioriteti tjetër është një sulmues si alternativë ndaj Karim Benzema. Ish-lojtari i Topi i Artë jep ende garanci të shumta (29 gola këtë sezon), por mosha kalon në mënyrë të pashmangshme për të gjithë dhe duhet dikush që ta bëjë të marrë frymë.

LAMTUMIRË BRAZIL?

Për zërat se Ancelotti do të ishte trajneri i ardhshëm i Brazilit, italiani ka vetëm një përgjigje, kontratën: "Mendoj se të gjithë e dinë situatën time. Kam kontratë deri në vitin 2024 dhe dua të vazhdoj", ka përsëritur ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI