Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Juventus rrezikon sanksione, reagon Presidenti Gravina: "Markë e jashtëzakonshme, duhet mbrojtur"

Lapsi.al 20 May 2023
Juventus rrezikon sanksione, reagon Presidenti Gravina: "Markë e

Gabriele Gravina, presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), ëeshtë ndalur të flasë mbi çështjen Juventus, në lidhje me drejtësinë sportive: "Si drejtues të futbollit italian, ne kemi detyrimin të ruajmë vlerën e markës së futbollit italian dhe atij ndërkombëtar. E besoj se Juventus është një nga më të rëndësishmet referenca të futbollit ndërkombëtar dhe kombëtar”. Këto janë fjalët e numrit 1 të FIGC, të raportuar nga Tuttosport: “Kështu, drejtësia ndjek rrjedhën e saj, presidenti i Federatës duhet të sintetizojë interesat e ndryshme. E për ne interesi themelor është të rikuperojmë në aspektin e besueshmërisë, atë që është një markë e jashtëzakonshme, ai i Juventus”.

Lexo më tej: Manovra e pagave, akuza të reja mbi Juventus: ja çfarë rrezikon shoqëria bardhezi

GRAVINA E TIFOZËT: "TË SHQETËSUAR SI TË GJITHË"

Presidenti Gravina vazhdoi më tej, duke argumentuar brenda cështjes edhe ndjesitë e tifozëve: "Tifozët e Juventus janë disi të shqetësuar? Mendoj se të gjithë tifozët janë pak të shqetësuar, sepse tifozët e Juventus janë shumica. Mbështetësit bardhezinj janë një numër i madh në panoramën e tifozëve italianë. Besoj se shqetësimet nuk mund të prekin vendimet e Gjykatës së Drejtësisë. Ato ua lë objektivitetit dhe ndjeshmërisë së tyre” përfundoi presidenti i FIGC.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI