Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Sevilla përmbys Juventus në shtesë, finalja e 7 e andaluzianëve: muri i Mou reziston në Leverkusen

Lapsi.al 18 May 2023
Video/ Sevilla përmbys Juventus në shtesë, finalja e 7 e

Roma-Sevilla do të jetë finalja e Europa League. Mjeshtrat e turneut nuk zhgënjyen dhe eliminuan Juventus me përmbysje. Avantazhi i Vlahovic u shua nga Suso e Lamela. Një dështim për teknikun Allegri, që sheh t'i ikë nga duart trofeu europian. Roma në Gjermani mbrojti 1-0 e sfidës së parë. Bayer provoi me të gjitha format (29-1 goditjet) por Mourinho kishte parkuar autobusin dhe shkon ai në finale.

SEVILLA 2-1 JUVENTUS

Sevilla është në finalen e Europa League pasi mposhti Juventus 2-1 me përmbysje. Në Sanchez Pizjuan u desh koha shtesë për të dekretuar sfiduesin e Romës në finalen e Budapestit. E aty do të jetë skuadra e Mendilibarit. Avantazhi i Vlahovic në minutën e 65', më pak se një minutë pas hyrjes në fushë, iluzionoi Juventus, pas një pjese të parë plot raste shënimi nga të dyja anët. Dy njohjet e vjetra të Serie A, Suso në minutën e 71' me një silurë dhe Lamela me kokë në shtesë përmbysën ndeshjen dhe sigluan kualifikimin. Acuna u përjashtua me karton të kuq në finale.

Në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Europa League, Vlahovic i dhuroi epërsinë Juventus, por kjo nuk mjaftoi. Sevilla përmbys rezultatin e ndeshjes me "italianët" Suso dhe Lamela. Dorëzohet Allegri 2-1 pas kohës shetsë dhe Sevilla fluturon në finale, ku do të takohet me Romën duke synuar fitoren e shtatë të trofeut. Për spanjollët është suksesi i dytë kundër skuadrës së Juventus në gjashtë precedentë (1-1 në ndeshjen e parë). Për skuadrën e Allegrit është një humbje shumë e rëndë sepse i tha lamtumirë trofeut të vetëm të sezonit për të cilin ishin ende në lojë. Kështu, asnjë finale evropiane gjashtë vjet më vonë, dhe mbi të gjitha asnjë shans për hyrje të drejtpërdrejtë në Champions. Juve për më tepër humbi edhe Fagioli, i cili sipas të gjitha gjasave e mbylli sezonin për shkak të thyerjes së klavikulës.

BAYER LEVERKUSEN 0-0 ROMA

Arritje e madhe e Romës që barazoi 0-0 në fushën e Bayer Leverkusen dhe fluturoi në finalen e Europa League. Më 31 maj në Budapest përballë është Sevilla, mbretëresha e eventit me 6 triumfe. Në Gjermani, verdhekuqtë mbrojtën me dhëmbë fitoren në ndeshjen e parë 1-0 në Olimpico. Një sjellje vetëm mbrojtëse, tipike për Jose Mourinho. Gjermanët sulmuan nga minuta e parë deri në minutën e fundit e goditën traversën me Diaby (12'). Romanët u shpëtuan nga Rui Patricio dhe paguan shënjestrën e dobët të sulmuesve. Për kryeqytetasit është finalja e dytë evropiane radhazi pas fitores së Ligës së Konferencës sezonin e kaluar, e katërta në historinë e tyre.

Lexo më tej: “Mourinho ikën nga Roma”, Zazzaroni zbulon përplasjet mes José e familjes Friedkin

Me zemër, duke u munduar shumë dhe duke menduar mbi të gjitha për mbrojtjen, Roma reziston. Mourinho bën atë që di (në fund goditjet do të jenë 29 me 1 për Bayer). Por në fund verdhekuqtë shijojnë edhe më shumë një finale të kërkuar, të dëshiruar dhe në fund të fundit të merituar. Roma shkon në Budapest, ku më 31 maj do të luhet mundësia për të bërë një goditje europiane. E dyta pas fitores së vitit të kaluar në Ligën e Konferencës në Tiranë. 0-0 i Leverkusen dërgoi në parajsë verdjekuqtë, të cilët kapitalizuan në maksimum golin e Bove në ndeshjen e parë. Për Mourinho është finalja e gjashtë evropiane e karrierës së tij, me pesë të tjerat ku ka dalë gjithmonë fitues.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI