Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Përmbytja në Emilia-Romanja, një minutë heshtje në të gjitha fushat: Ferrari dhuron një milionë euro

Lapsi.al 18 May 2023
Përmbytja në Emilia-Romanja, një minutë heshtje në

Të gjithë kampionatet italiane të futbollit do të mbajnë një minutë heshtje përpara ndeshjeve të planifikuara për në fundjavë. Kjo u vendos nga FIGC për të nderuar viktimat e përmbytjes në Emilia-Romanja. “Presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina ka urdhëruar që të mbahet një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve. Kjo në të gjitha kampionatet e planifikuara, nga nesër dhe gjatë gjithë fundjavës, për të nderuar kujtimin e viktimave të përmbytjes që goditi Emilia Romanja. Në një moment kaq të vështirë, futbolli italian shtrëngohet rreth popullatave të prekura. E bashkohet me ngushëllimet për familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur”.

FERRARI DHURON NJË MILION EURO

“Ferrari do të dhurojë një milion euro” për të mbështetur zonat e prekura nga moti i keq. Kështu ka thënë presidenti i Rajonit të Emilia Romanja, Stefano Bonaccini. Deklarat e tij ka ardhur gjatë konferencës për shtyp në selinë e agjencisë rajonale për sigurinë territoriale dhe mbrojtjen civile për të bërë një bilanc të situatës. “Natyrisht kushdo që jep qoftë edhe një euro është i mirëpritur. E duhet falënderuar për bujarinë”, shtoi ai.

Lexo më tej: Shtrëngatë e përmbytje në Emilia-Romagna, anulohet GP i Imola: “Nuk dëshironim të garonim në emergjencë”

NJË MINUTË HESHTJE NË INTERNAZIONALI TË ROMËS

Federata Italiane e Tenisit dhe Padelit njoftoi se para fillimit të ndeshjeve të planifikuara sot në Internazionali BNL d'Italia, do të mbahet një minutë heshtje. Kjo për të shprehur solidaritetin me popullsinë e goditur rëndë nga përmbytjet dramatike në Emilia-Romanja dhe për të nderuar kujtimin e njerëzve që humbën jetën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI