Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Inter, arkëtimet nga Champions League arrijnë gati 100 milionë euro: e mungon ende finalja

Lapsi.al 18 May 2023
Inter, arkëtimet nga Champions League arrijnë gati 100 milionë
Prej disa kohësh, tifozët janë mësuar të shikojnë përtej rezultateve në fushë. Në një futboll gjithnjë e më kompleks në nivel financiar, kanë rëndësi edhe shifrat dhe arkëtimet e garantuara nga arritja e disa objektivave. Në rastin e Inter, arritja në finalen e Champions League deri tani ka pasur një vlerë prej gati 100 milionë eurosh nga UEFA. Oksigjen i vërtetë për arkat zikaltër dhe krenari e mëtejshme për Simone Inzaghi. Tekniku i Inter, jo më vonë se pak muaj më parë, ishte shtatori i vitit 2022, pohoi me krenari: "Aty ku drejtoj unë, të ardhurat rriten dhe fitohen trofe". Lexo më tej: Manchester City në Stamboll, Guardiola i trembet Inter: “Të gjesh një italiane në finale nuk është më e mira” Deri më tani, 98.09 milionë janë arkëtuar nga arritja në finalen e Champions League, me qershinë mbi tortë finalen kundër Manchester City. Fitorja, qoftë në minutën e 90-të, qoftë pas shtesë apo penalltive, vlen 4.5 milionë. Në mënyrë të detajuar, 98.09 milionë të fituara deri më tani në rrugëtimin e Champions League ndahen si më poshtë:

ARKËTIMET

Bonusi i pjesëmarrjes: 15.64 milionë Renditja historike: 15.93 milionë Market pool 1: 6 milionë Market pool 2: 6.3 milionë Bonusi i rezultateve: 9.33 milionë Raundi i 1/8: 9.6 milionë Çerekfinalet: 10.6 milionë Gjysmëfinalet: 12.5 milionë Finalja: 15.5 milionë Kuotat e barazimit: 0.69 milionë Gjoba për Fair Play financiar: -4 milionë Totali 98.09 milionë

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI