Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Evra sherr në Manchester: përplaset me stafin e City pas fitores

Lapsi.al 18 May 2023
Video/ Evra sherr në Manchester: përplaset me stafin e City pas
Patrice Evra ishte protagonist i një sherri të gjatë me stafin e Manchester City gjatë festimeve për kalimin në finalen e Champions League. Në fund francezi, ish-United, u largua, pastaj dha versionin e tij të ngjarjeve. Ish-futbollisti, tashmë opinionist i Prime Video, nuk është i ri në situata të tilla. E vetëm prania e tij në Etihad ishte disi provokuese. Ish-mbrojtësi i Manchester United u shfaq në stadiumin e rivalëve me një kostum kuqezi, si ngjyrat e Djajve të Kuq. Evra u evidentua edhe me një episod, duke marrë trofeun në dorë dhe duke iu drejtuar Gianfranco Zola dhe Claudio Marchisio: “Vetëm unë mund ta prek sepse e kam fituar”, duke kujtuar suksesin e tij me United. Më pas, teksa prezantuesja Giulia Mizzoni e ftoi të ulte kupën, francezi vazhdoi: “Por unë kupën e kam tashmë në shtëpi, nuk iki”.

SHPJEGIMI MBI NGJARJEN

Pas përplasjes, Evra shkoi nga stacioni Prime në stacionin CBS ku ishin të pranishëm edhe Carragher, Thierry Henry dhe Rio Ferdinand. Mes tyre ai dha shpjegimin e tij për atë që ndodhi pas ndeshjes, gjatë festimeve të Manchester City. “Njëri më shikoi dhe më tha: 'Kjo është për ty!' Iu afrova, e pyeta pse ishte kaq i acaruar. E ai m'u përgjigj se vitin e kaluar kisha thënë që ata të City e bënë në brekë dhe prandaj humbën. Këtë vit nuk i mbushën dhe kjo është e vërteta, unë jam një njeri i ndershëm". Një gjuhë, ajo e përdorur, që nuk i pëlqeu gazetares Kate Abdo, e cila më pas i kërkoi falje publikut të saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI