Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Titulli kalon nga Laçi, Tirana në shtëpinë e 'armiqve' pa Lushkjan: "E ka mbyllur sezonin"

Lapsi.al 20 May 2023
Titulli kalon nga Laçi, Tirana në shtëpinë e
"Është përballja e radhës, e vështirë pasi ka edhe 3 javë. Do të jetë kalendar i ngjeshur. Laçi është përballja e parë dhe një skuadër konkurruese e kanë një trajner me shumë eksperiencë e të aftë". Orges Shehi e di mirë se transferta në Laç do të ishte e vështirë, edhe pa frymën armiqësore që kanë klubet. Për më tepër, kurbinasit kërkojnë të kalojnë Vllazninë, për vendin e katërt të renditjes. Tirana nuk mund t'i lejojë vetes hapa fals, duke qenë vetëm dy pikë larg nga Partizani. Madje në Laç, vërtetë rikthehen Hasani e Hila, por mungojnë Gjumsi e mbi të gjithë Lushkja, ish-i i madh i ndeshjes: "Një nga ato lojtar që ishte idhull te Laçi, Lushkja, fatkeqësisht deri në fund të sezonit nuk do të jetë i gatshëm pasi u dëmtua në ndeshjen me Partizanin. Lojtarët shqiptare që kanë disa vite këtu, lëvizin nga një skuadër në tjetër. E nuk mendoj që ka sfidë pa ish-ë brenda. Secili përqendrohet te skuadra ku është për të bërë më të mirën, duke mos menduar për të shkuarën apo të ardhmen". Lexo më tej: Video/ Deliu i heq dorën nga titulli Partizanit: Tirana mbron kreun me një barazim mes incidenteve e polemikave Tirana e ka të qartë, se pas barazimit në derbi, nuk lejohet rezultat tjetër vec fitores. "Kemi ardhur këtu me meritë të plotë. Me sakrifica të mëdha dhe, për këto 10 ditë, marrim frytet e gjithë vitit. Këto ditë na duhet përqendrim e pushim sepse ndeshjet janë afër dhe lodhja bën të vetën. Kontigjentin nuk e kemi shumë të madh për të bërë rotacione. E kur vjen lodhja humbet edhe përqendrimi", u shpreh Shehi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI