Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ West Ham në finale pas 47 vjetësh, rrëzohet AZ: Fiorentina feston para penalltive, trishtohet Xhaka

Lapsi.al 19 May 2023
Video/ West Ham në finale pas 47 vjetësh, rrëzohet AZ: Fiorentina

West Ham shkon në finalen e Conference League, ku do të gjejë përballë Fiorentinën. Anglezët fitojnë edhe ndeshjen e dytë përballë AZ, duke marrë agregatin 3-1. Skuadra e Italiano, në anën tjetër shkoi të fitonte në Zvicër kundër Basel. Dëshpërim për Taulant Xhakën, që pa Fiorentinën ta kalonte 1-3 në fundin e shtesës së dytë.

BASEL 1-3 FIORENTINA

Pas humbjes në ndeshjen e parë feston Fiorentina, që përmbys ndeshjen e parë në St. Jacob. Viola kalouan në avantazh me González, por u arritën nga Amdouni (55'). Goli nuk e shuajti presionin e toskanëve dhe Nico shënoi dygolëshin e tij në minutën e 72', që vlejti kohën shtesë. Gjithçka ndodhi aty, me ndërprerjen e gjatë, për shkak të sëmundjes së një tifozi në stadium. Pastaj, përpara penalltive erdhi goli i Barak në minutën e 129', që lejoi teknikun Italiano të festojë.

Fiorentina kishte nevojë për fitore ndaj Basel pas humbjes 2-1 në Franchi. E arritja u përmbush. Përfundoi 3-1 në Zvicër për Violat. Italiano shkon në Pragë për finalen, ku përballë do të jetë West Ham. Skuadra italiane kaloi në epërsi në minutën e 35' falë Nico Gonzalez. Por në pjesën e dytë zviceranët barazuan duke i prishur ëndërrat Fiorentinës. Në minutën e 55' Amdouni kaloi Igor në zonë dhe mposhti Terracciano me të djathtën. Për të ekuilibruar plotësisht rezultatin mendoi Nico në minutën e 72'. Ndërsa në shtesë, pas një ndërprerje të gjatë për shkak se një tifoz u ndje keq në tribunë dhe mori ndihmën mjekësore, Barák shënoi golin e kualifikimit. Shpërtheu tifozeria viola në minutën e 129'. Fitoi 3-1 Fiorentina e shkon në finale të Conference. Tre italiane në finale në tre kupa europiane, nuk ndodhte nga viti 1994.

AZ 0-1 WEST HAM

Dyzet e shtatë vjet pas herës së fundit, West Ham do të luajë në finalen e një kupe evropiane. Skuadra e David Moyes fiton 1-0 në AZ Alkmaar dhe rrëmben një biletë për ndeshjen e madhe të planifikuar për të mërkurën më 7 qershor në Pragë. Pas 2-1 në Londër, të arritur me përmbysje falë golave të Benrahma dhe Antonio, Hammers luajtën lojën perfekte në Holandë. Të përqendruar dhe kompakt për 90', ata ruajtën portën e pastër dhe shënuan në fund të kohës së rregullt, me Fornals, duke bërë tifozët anglezë të shpërthejnë nga gëzimi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI