Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Shembet Arsenal, City kampione nga divani: titulli i tretë radhazi për Guardiolën, me ëndërrën Tripletë

Lapsi.al 20 May 2023
Video/ Shembet Arsenal, City kampione nga divani: titulli i tretë radhazi
Manchester City është kampion i Anglisë. Formacioni i Pep Guardiola triumfon aritmetikisht në Premier League falë humbjes së Arsenal në Nottingham. Awoniyi vendosi sfidën në minutën e 19' e Gunners tashmë nuk mund të rikthehen më. Në zonën e Champions League, United mbizotëroi 1-0 në fushën e Bournemouth falë golit të Casemiro (9'). Red Devils u shkëputën nga Liverpool që u ndal 1-1 nga Aston Villa. Tottenham dështoi përballë Brentford, ndërsa Everton barazoi në minutën e 100' me Wolverhampton. Harakiri u kompletua tashmë zyrtarisht. Arsenal humbi 1-0 në Nottingham dhe Manchester City mund t'i gëzohet titullit të Premier League një javë para kohe. Guardiola fiton madje pa luajtur, duke qenë se të dielën do të jetë i impenjuar me Chelsea. E zhgënjimi, për Gunners, u shfaq i plotë që në minutën e 19', kur Awoniyi mposhti Ramsdale në dalje. Sulmuesi firmosi golin që vendosi ndeshjen dhe njëkohësisht kampionatin. E, duke patur parasysh që Gabriel Jesus humbi avantazhin e mundshëm për Arsenal në aksionin e mëparshëm, dy minutat në City Ground simbolizojnë sezonin për londinezët. Vizitorët u përpoqën të reagonin përpara pushimit me Trossard, por përpjekja e tij shkoi jashtë për dëshpërimin e Arsenal. Lexo më tej: Video/ Fantastik Casemiro, United fiton në Bournemouth: barazon Liverpool, Firmino shpëton Klopp në të 89′ Në pjesën e dytë, Arteta provoi gjithçka. Në fushë fillimisht Tierney dhe Nketiah, më pas Vieira, por ndryshimet nuk çuan në përmbysje. Fitorja ishte themelore për Nottingham, shumë pranë shpëtimit. Për Arsenal zhduket ëndrra e një Premier League që dukej në xhep në mars. Në vend të kësaj, do të vijë një vend i dytë shumë i hidhur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI