Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ E bujshme, Bayern mund të humbasë titullin: Leipzig e mund në shtëpi, Dortmund mund ta parakalojë

Lapsi.al 20 May 2023
Video/ E bujshme, Bayern mund të humbasë titullin: Leipzig e mund

Bayern Munich ka pësuar një humbje shokuese në javën e parafundit të Bundesligës dhe rrezikon të dorëzojë titullin. Leipzig e përmbys në shtëpi 1-3. Laimer iu përgjigj avantazhit të Gnabry dhe penalltitë e Nkunku dhe Szoboszlai fundosën Tuchel. Dortmund, të dielën kundër Augsburgut, mund të fluturojë në krye me +2. Gëzohet Hoffenheim, i cili mund Union Berlin dhe rrëmben shpëtimin matematikor. Barazim 2-2 mes Schalke 04 dhe Eintracht Frankfurt. Werder Bremen-Këln dhe Hertha Berlin-Bochum barazuan: të dyja përfunduan 1-1.

BAYERN E TUCHEL SEZON KATASTROFIK

Humbje e zhurmshme e Bayern Munich, që përmbyset 1-3 nga Leipzig. Ndeshje njëkahëshe në start me bavarezët që bënë lojën. Një rast i mirë për Muller, për të zhbllokuar ndeshjen, por goditja e tij u ndal nga portieri. Avantazhi i Munich vetëm sa u shty. Në minutën e 25' Gnabry hyri në zonë dhe krosoi në shtyllën e afërt, duke nënshkruar golin e tij të 14 në kampionat. Tre minuta më vonë skuadra e Tuchel mund të dyfishonte epërsinë, por Musiala gjeti vetëm pjesën e jashtme të rrjetës. Me kalimin e minutave, miqtë u rritën në lojë. Szoboszlai detyroi Sommer në një pritje vendimtare, ashtu si edhe ndaj Nkunku. Në fund të pjesës së parë Coman në mënyrë sensacionale goditi jashtë me kokë.

Lexo më tej: Video/ Favorizoi Bayern për titullin, arbitri Stegemann i mohoi penalltinë Dortmund: “Ndihem një m*t”

Gol i gabuar, gol i pësuar. Në pjesën e dytë, në minutën e 65', kundërsulm vdekjeprurës i Leipzig me Nkunku që shërbeu për Laimer. Austriaku i ftohtë në finalizim mposhti Sommer nën traversë. Rikthimi i bujshëm u përfundua në minutën e 75'. Pavard rrëzoi Nkunku në zonë dhe penalltinë e realizoi vetë sulmuesi francez. Reagimi bavarez ishte i zemëruar, por në minutën e 85' erdhi trisi mik. Një dorë në zonë nga Mazraoui dhe penalltia e dytë e mbrëmjes për Leipzig, e kthyer këtë herë nga Szoboszlai. Kështu përfundon 3-1 për Leipzig, që siguron një vend në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Skuadra e Red Bull konsolidon vendin e tretë me 63 pikë. Nga ana tjetër, Bayern Munich mbetet në krye me 68 pikë, por mund të kalohet në krye të renditjes nga Borussia Dortmund, e angazhuar nesër në fushën e Augsburg.

Bundesliga Germany

Hertha Berlin 1-1 Bochum

Hoffenheim 4-2 Union Berlin

Schalke 04 2-2 Eintracht Frankfurt

Werder Bremen 1-1 FC Cologne

Bayern Munich 1-3 RB Leipzig

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI