Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Gjuhën të bëjmë ta gëlltisësh", parrulla e milanistëve ndaj Dimarco vë në lëvizje Prokurorinë

Lapsi.al 20 May 2023
"Gjuhën të bëjmë ta gëlltisësh",
Prokuroria e Milanos në orët në vijim do të hapë dosjen për kërcënime të agravuara ndaj lojtarit të Inter Federico Dimarco. E gjitha lidhet me banderolën që u shfaq mbrëmë poshtë shtëpisë së mbrojtësit zikaltër. "Dimarco mendo të luash... ose gjuhën do të të bëjmë të gëlltisësh", shkruhej në pankartë. Reagimi i tifozëve milanistë erdhi pas disa thirrjeve, kundër sektorit ultras të Milan, të intonuar në stadium me mikrofon nga lojtari, pas fitore në derbin e Champions League. Mbi episodin po heton Digos, me koordinimin e departamentit të antiterrorizmit, i cili merret edhe me veprimet e ultrasve. Menjëherë pas shfaqjes së kësaj parrulle, mbrojtësi zikaltër kërkoi falje në rrjetet sociale për thirrjet: "Të martën në mbrëmje pas ndeshjes e lashë veten në një moment mendjelehtësie - shkroi ai -. Doja t'u kërkoja falje të gjithë tifozëve të Milan, që u ndjenë të ofenduar”.

REAGIMI I CURVA SUD

Pastaj, sot mbërriti edhe një njoftim për shtyp nga Curva Sud kuqezi: "Ne vlerësojmë ndjeën e lojtarit Dimarco, duke kuptuar se ndonjëherë adrenalina dhe euforia mund të krijojnë shakara dhe shpresojmë të mos shohim më skena të ngjashme në të ardhmen". E pastaj përsëri: "Askush nuk ka ëndërruar ndonjëherë të ndalojë festimet dhe talljet. Por në një qytet si Milano ka kufij që nuk duhen kapërcyer kurrë, nga të dyja palët. Ultrasit e Milanos janë angazhuar për 40 vjet për të çuar përpara një pakt mosagresioni. Një rast unik në Itali që na lejon të jetojmë derbin tonë me respekt, qetësi dhe besnikëri. Një gjë - shkruante sërish Curva Sud - janë thirrjet dhe pankartat ngacmuese që i referohen lojtarëve dhe shoqërisë (...). E një çështje krejtësisht e ndryshme janë koret tallëse drejt një sektori të tërë në prani të tyre (me një kor që vetë Curva Nord nuk e ka kënduar qëllimisht prej muajsh)". Curva Nord e Inter më pas shkroi në Instagram: “Sot rreth orës 14 do të shpjegojmë personalisht se çfarë ka ndodhur me Dimarco”. Ndërkohë, pankarta është sekuestruar nga hetuesit dhe në hetim do të shikohen edhe kamerat e zonës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI