Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ I bënë pasarelën e kampionit, pastaj i prishën festën: Sociedad triumfon 0-1 ndaj Barcelonës

Lapsi.al 20 May 2023
Video/ I bënë pasarelën e kampionit, pastaj i prishën

Festë e prishur për Barcelonën, që në javën e 35 të La Liga, në daljen e saj të parë si kampione e Spanjës, humbi në shtëpi ndaj Real Sociedad 2-1. Vendimtar ishin golat e Merino dhe Sorloth, ndërsa në fund erdhi goli, pa vlerë, i Lewandowski. Fiton Villarreal, duke mposhtur Girona 2-1 në shtesë të plotë. I njëjti rezultat edhe për Athletic Bilbao, që fitoi ndaj Celta Vigo, ndërsa Almeria mposhti Mallorca 3-0. Mbyllet në barazim 1-1 Getafe-Elche.

Humbje për Barcelonën, që në Camp Nou u mposht nga Real Sociedad 2-1. Blaugranat u munduan menjëherë të merrnin kontrollin e ndeshjes, me qarkullim topi për të hapur mbrojtjen baske. Socieda ishte në pritje dhe rinisej rrezikshëm përpara. E pikërisht nga një kundërsulm erdhi avantazhi i miqve. Në minutën e 6' Koundé humbi një top të keq në dalje nga i cili përfitoi Sorloth, që pasoi për Mikel Merino, i ftohtë përballë Ter Stegen. Barça reagoi dhe shkoi afër barazimit me Dembélé, i cili u ndalua nga ndërhyrja providenciale e Remiro. Lewandowski insistoi pa fat me një goditje dënimi, por baskët rrezikuan të shkonin me dy gola avantazh në pushim. Goditja tokazi e Cho u devijua falë reflekseve të portierit gjerman.

Në pjesën e dytë, ndeshja u bë më fizike, me mundësi të pakta. Real Sociedad u mbyll për të mbrojtur avantazhin, ndërsa Barça qarkulloi topin pa mundur të gjente goditjen vendimtare. Skuadra e Xavi nuk bëri keq dhe kështu vizitorët përfituan sërish. Në minutën e 72' një tjetër kundërsulm vdekjeprurës dhe një asistim perfekt për Sorloth, që firmosi dyfishimin bask. Në fund, në minutën e 90', blaugranat shkurtuan diferencën me një goditje me kokë nga Lewandowski. Goli i 22 në kampionat për polakun, që nuk mjafton. Përfundon kështu 2-1 për Real Sociedad, që mori pikë themelore në garën për një vend në Champions League. Baskët janë në vendin e katërt me 65 pikë. Mbetet me 85 pikë Barcelona, ​​që fundjavën e kaluar festoi titullin kampion në Spanjë.

Spain LaLiga Santander

Girona 1-2 Villarreal

Athletic Bilbao 2-1 Celta Vigo

Almeria 3-0 Mallorca

Getafe 1-1 Elche

Barcelona 1-2 Real Sociedad

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI