Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Leverkusen i tërbuar me Romën: “Janë të shpifur, nuk kanë lidhje me futbollin”

Lapsi.al 21 May 2023
Leverkusen i tërbuar me Romën: “Janë të shpifur, nuk

Bayer Leverkusen nuk e ka kapërcyer dot eliminimin e pësuar nga Roma në gjysmëfinalen e Europa League. Jo për rezultatin sa për mënyrën si italianët shkuan në finale. Skuadra e Xabi Alonso u dënua nga goli i Bove në ndeshjen e parë. Në kthim pastaj, brenda mureve miqësore gjermanët nuk mundën të thyejnë rezistencën dhe mbrojtjen totale të verdhekuqve. Pas dy ditësh, gjermanët u kthyen të flasin për ndeshjen dhe hodhën akuza të rënda ndaj skuadrës së José Mourinhos.

Mjaftoi një blic nga i riu Bove i ri për t'i dhuruar Romës finalen e dytë radhazi. Skuadra e Mourinho luajti dy ndeshje me taktika kundërsulmi dhe u vendosën në mbrojtje, duke ia lënë topin Leverkusen. Gjermanëve nuk i kanë pëlqyer fare strategjitë e Romës dhe humbjet e vazhdueshme të kohës që bënin: “Është e neveritshme që ata janë në finale. Pas çdo goditje, ishte një nga lojtarët e tyre i dëmtuar rëndë. Është e trishtueshme që të luash kështu të çon te suksesi. Mendoj se secili prej tifozëve tanë i uron fat spanjollëve të Sevilla”. Këto ishin fjalët e drejtorit ekzekutiv të Leverkusen, që iu shtuan edhe ato të lojtarëve, ende të “irrituar” nga taktikat e Mou.

"NUK KANË LIDHJE ME FUTBOLLIN"

Lojtarët e klubit gjerman janë unison në kritikat ndaj Romës: “Ata nuk kanë lidhje me futbollin, nuk arrijmë ta besojmë. Nuk e meritonim të eliminoheshim nga një ekip i tillë. Pyesim veten se si është e mundur, për mënyrën si luajtën, që janë në finale. Ky nuk është futboll. Për të ardhur keq që një stil i tillë i lojës shpërblehet me hyrjen në finale. Është shumë e hidhur”. Deklarata të ashpra e me ton ato të lojtarëve të Bayer Leverkusen ndaj skuadrës së Mourinho. Portugezi, pavarësisht gjithçkaje, ka marrë rrugën drejt Budapestit, ku do të përballet me skuadrën spanjolle të Sevilla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI