Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Shtypën njëri-tjetrin, tragjedi në El Salvador: turma kapet nga paniku, 12 tifozë humbën jetën, 500 të plagosur

Lapsi.al 21 May 2023
Shtypën njëri-tjetrin, tragjedi në El Salvador: turma kapet nga
Dymbëdhjetë persona mbetën të vrarë në një dyndje të tifozëve në stadiumin Cuscatlan në El Salvador. 35 mijë spektatorë ishin prezentë për të ndjekur një ndeshje të turneut lokal mes Alianza dhe FAS. Situata doli nga kontrolli kur një portë e stadiumit ra, deklaroi Policia Civile Kombëtare. Bilanci provizor flet për dymbëdhjetë viktima, nëntë prej tyre në stadium dhe tre të tjerë në spital. Dy të plagosur janë në gjendje kritike për jetën, por numri i personave që kishin nevojë për trajtim llogaritet rreth 500. Sipas asaj që mësohet asfiksia dhe llojet e ndryshme të traumave janë shkaktarët kryesorë të humbjeve të jetës. Ndeshja u ndërpre ndërsa shërbimet e urgjencës evakuuan njerëzit nga stadiumi në një operacion që përfshiu qindra policë dhe personel ushtarak.

SHEMBJA E PORTËS

Zëdhënësi i grupit EMS Comandos de Salvamento, Carlos Fuentes, tha se "me sa duket një nga portat ra. E kjo bëri që njerëzit të dynden". Lojtarët e skuadrave, që do të takoheshin në çerekfinalet e turneut lokal të futbollit, janë bashkuar në kujdesin për të lënduarit brenda stadiumit. Presidenti i El Salvador Nayib Bukele tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar përgjegjësit. "PNC dhe Prokuroria e Republikës do të kryejnë një hetim të plotë mbi ngjarjet në stadiumin Cuscatlan," shkroi Bukele në Twitter. “Të gjithë do të hetohen: ekipet, drejtuesit, stadiumi, biletaria, kampionati, federata, etj”, shtoi ai. Presidenti Bukele paralajmëroi se "kushdo që është fajtor nuk do të mbetet pa u ndëshkuar". Në një deklaratë, federata e futbollit e Salvador (Fesfut) tha se "shpreh keqardhje të thellë" për ngjarjet që ndodhën në stadiumin Cuscatlan. Ai përcolli edhe një mesazh, "duke shprehur solidaritetin e tij me familjet e të prekurve dhe të vrarëve në incident".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI