Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Nesta: “Kam luajtur kundër CR7 e Messi, por ajo që më bëri Fenomeni një mbrëmje ishte shokuese”

Lapsi.al 21 May 2023
Nesta: “Kam luajtur kundër CR7 e Messi, por ajo që më

Alessandro Nesta ishte i ftuar në një episod të "Basement Café" ku tregoi disa histori të karrierës së tij. I pyetur se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ai nuk ka dyshime: Ronaldo Fenomeni.

Alessandro Nesta ka pasur një karrierë të gjatë të mbushur me trofe dhe është përballur me disa prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. I pyetur nëse Lionel Messi është më i miri i të gjitha kohërave, ish-mbrojtësi i kuqezinjve është përgjigjur kategorikisht: “Jo për mua. Jam i afeksionuar pas brazilianit Ronaldo. Kam luajtur kundër të gjithëve. Messi dhe CR7 i arrita në moshën 38-vjeçare dhe tashmë isha gjysmë i mbaruar. Me ta mund ta luash disi. Me Ronaldon jo”.

Nesta kujtoi finalen e Kupës UEFA të luajtur në vitin 1998 mes Lazios së Eriksson dhe Inter të Simoni. Një nga momentet kyçe në karrierën e Fenomenit: “Ronaldon e gjeta në moshën 22-vjeçare në një mbrëmje në Paris në finalen e Kupës UEFA. Kurrë nuk kisha parë një lojtar si ai. E humba finalen, por dola i qetë. U ula në dhomën e zhveshjes dhe pyeta veten 'Çfarë mund të kisha bërë më shumë?'. Mendova 'nuk mund të bëja asgjë më të mirë'. Sepse përballë gjeta lojtarin më të fortë që kam parë ndonjëherë dhe aftësitë e mia nuk janë të mjaftueshme për ta ndaluar këtë djalë këtu”.

Ish-kampioni i Botës i vitit 2006 përfundon se nuk ka dyshime dhe e vendos brazilianin në vendin e parë: “Një forcë, një klas, një lojtar i mrekullueshëm. Me të tjerët e kam luajtur disi, ata janë të fortë, por mund ta luash. Me Ronaldon nuk e luan ndeshjen. Fenomen i jashtëzakonshëm, numri 1″.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI