Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Tirana e Partizani në 180 minutat që ndajnë suksesin nga dështimi: kleçkat qendrojnë në ndeshjet brenda

Lapsi.al 22 May 2023
Tirana e Partizani në 180 minutat që ndajnë suksesin nga

Tirana është në krye të renditjes me dy pikë diferencë nga Partizani dy ndeshje nga fundi dhe nuk ka kohë më për asnjë rrëshqitje këmbe. E parë në këtë këndvështrim të gjithë skenarët janë të hapur: Shehi që udhëheq anijen e tij drejt portit, të kuqtë që parakalojnë, ose edhe e mbyllin me pikë të barabarta, por janë njësoj fitues.

Me llogari të bëra, Tirana ka nevojë për dy fitore në dy ndeshjet e fundit për të shmangur surprizat e hidhura. Bardheblutë akoma në emergjencë lojtarësh, duhet të presin Bylis në 25 maj. Pastaj kryeqytetasit shkojnë të sfidojnë Erzenin në ndeshjen titull, katër ditë më pas. Dy kundërshtarë në zonën e rënies apo afër saj, por shkalla e vështirësisë qendron pikërisht aty. Ballshiotët me 9 lojtarë u barazuan nga Kukësi vetëm në minutën e 100’, sa për të treguar sa e vështirë është ndeshja me të besuarit e Shensoit që kërkojnë një mbijetesë in-extremis.

Por nëse Erzeni nuk shkon të fitojë në Kukës, gjë që Hallaci do të doja ta shmangë plotësisht, duhet t'i bëjë pikët me Tiranën. E kjo është arsyeja për ndeshje shumë të luftuara, në të cilat bardheblutë duhet të dalin me 6 pikë. Pikërisht kështu, sepse 4 nuk mjaftojnë, nëse Partizani del fitues në dy ndeshjet e tyre të fundit. Përplasjet direkte favorizojnë të kuqtë e Colellas, që me pikë të barabarta do të ngrinin trofeun.

Për ta bërë duhet të kalojnë në transfertë Kastriotin, që në një farë mënyre është ndeshja më e lehtë. Të fundit në renditje, por jo matematikisht të rënë, krutanët duket se e kanë pranuar verdiktin, por nuk do dalin nga fusha pa e provuar. Gjithësesi diferencat janë të mëdha, por jo aq sa kur në ndeshjen e fundit të kuqtë të presin në shtëpi Teutën. Durrsakët duan vendin e katërt që vlen Europën, janë një pikë pas Vllaznisë e një para Laçit, që në javën e parafundit luan me kuqeblutë. Cilido qoftë verdikti i fushës, diçka më pak nëse fitojnë shkodranët, Teuta duhet të provojë të kalojë Partizanin për të arritur objektivin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI