Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Merkato Milan kalon nga Champions: 100 milionë për të riformatuar mesfushën e sulmin

Lapsi.al 22 May 2023
Merkato Milan kalon nga Champions: 100 milionë për të riformatuar

Milan ka detyrimin për t'u kualifikuar në Champions League. Pas dështimit për të mbrojtur trengjyrëshin në gjoks, kuqezinjtë përballen me detyrën për të përforcuar një skuadër që ka treguar limitet e saj. Nëse investimi i De Ketelaere ia vlen të pritet, Maldini dhe Massara janë në punë mes tepricave dhe kursimeve për të përmirësuar mesfushën dhe sulmin. Pikërisht këto dy reparte e kanë vënë teknikun Pioli në vështirësi këtë sezon. Megjithatë, 50 milionë euro që vijnë nga kualifikimi në Champions League janë pikënisja e çdo arsyetimi.

Këtyre i duhet shtuar në buxhetin e merkatos ajo shumë që drejtuesit e Milan do të tentojnë ta marrin nga lojtarë që tashmë konsiderohen të tepërt. Këtu futen edhe Rebic e Origi, nëse ky i fundit ka oferta interesante, për një total prej rreth 100 milionë eurosh.

TEPRICAT

Një nga kufizimet në sezonin e tekniut Pioli në Milano ishte mungesa e kontributit e ardhjeve të reja të verës. Duke përjashtuar Thiaë, që në 2023-shin tregoi cilësitë për të aspiruar të bëhej titullar në mbrojtjen kuqezi, të tjerët kanë zhgënjyer. De Ketelaere ishte dështimi i sezonit, por investimi i bërë në verën e 2022 meriton një shans tjetër. Situata për Dest, Vranckx dhe Adli është ndryshe, pasi ata fushën e panë pak, dhe keq. Këtyre duhen shtuar Rebic dhe Origi të cilët, mes dëmtimeve dhe paraqitjeve zhgënjyese, e detyruan Giroud të bënte orë shtesë.

EMRAT PËR MESFUSHËN

100 milionë euro për merkaton Milan duhet ta përqendrojë për të riformatuar mesfushën e sulmin. Emrat nuk mungojnë, si dhe zërat hipotetikë. Loftus-Cheek i Chelsea është profili më i nxehtë për mesfushën. Një lojtar i aftë për të kombinuar sasinë dhe cilësinë si Kessie. Dëmtimi i Bennacer, pastaj, hapi një lloj tjetër arsyetimi në një repart që ka nevojë për më shumë përvojë. E natyrisht më pak baste nga pikëpamja teknike dhe taktike.

EMRAT PËR SULMIN

“Na duhet një lojtar i fortë”. Kështu Stefano Pioli ka komentuar mundësinë për të pasur një profil të ri për sulmuesin që mund të zërë vendin apo të alternohet me Giroud sezonin e ardhshëm. Profili i Arnautovic të Bolonjës do të zinte vendin e Ibrahimovic dhe Rebic në skuadër. Por ka emra të tjerë që ndezin tifozët dhe ndoshta edhe stafin teknik. Pëlqehet i riu Wahi i Montpellier dhe amerikani Balogun, por e vërteta është se ka vetëm një goditje në repart dhe nuk mund të shpenzohet si për Origi. Vlerësimi do të jetë i kujdesshëm dhe nuk përjashton ardhjen e Scamacca nga West Ham. Në listë është edhe Morata i Atletico Madrid.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI