Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Allegri i mbyll gojën Szczesny: "Pas ndeshjes duhet të heshtësh"

Lapsi.al 22 May 2023
Allegri i mbyll gojën Szczesny: "Pas ndeshjes duhet të

Në mbrëmje, në Castellani, do të luhet ndeshja ndërmjet Empolit dhe Juventus, e vlefshme për javën e 36 të Serie A. Një ndeshje e rëndësishme për të besuarit e teknikut Allegri, të cilët në rast fitoreje do të ishin të sigurt për përfundimin në katër të parët. Në konferencë për shtyp, trajneri i Juventus është rikthyer të flasë për ndeshjen kundër Sevilla dhe ka kritikuar portierin Szczesny.

Në deklaratat e tij Szczesny, pas eliminimit në gjysëmfinale ndaj Sevilla, e kishte cilësuar qëndrimin e skuadrës si të nënshtruar: "Szczesny? Kur luan pas ndeshjes duhet të heshtësh gjithmonë. Edhe unë e kam të vështirë të flas. Në të nxehtë mund të thuash gjëra të pasakta. Shpesh i shoh ndeshjet dhe ndjesia që kam nga fusha mund të jetë e ndryshme sepse ka edhe një komponent të fortë emotiv. Skuadra në Sevilje bëri gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishim të pasaktë në sulm, pësuam një gol që mund ta shmangnim nëse do të mbroheshim më mirë. Por këto gjëra ndodhin." Në prag të ndeshjes në Empoli, trajneri i Juventus, Max Allegri, “kryqëzoi” portierin e tij. Polaku pas ndeshjes kishte kritikuar publikisht prezantimin e skuadrës: “Nëse bëj shumë pritje, nuk është shenjë e mirë”.

“Nuk i di fjalët e sakta të Szczesny”, vazhdoi trajneri i Juventus. “Ndoshta, duke mos ditur mirë italishten, ka gabuar në përdorimin e termave”. Pra, si përfundim: “Në Sevilje bëmë mirë, por fatkeqësisht ishim të pasaktë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI