Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Bylis tifoz me Laçin për të shpëtuar në javën e fundit: Erzeni dridhet, e shpëton vetëm fitorja në Kukës

Lapsi.al 22 May 2023
Bylis tifoz me Laçin për të shpëtuar në javën e

Të gjithë ende në lojë matematikisht. Por nëse për Kastriotin duhet një mrekulli, Bylis e Erzeni e luajnë ende gjithcka vetë. Me dy javë të mbetura, duhet shfrytëzuar çdo mundësi. Edhe kalendari, që në javën e fundit ndoshta mund t’i dhurojë papritur ndonjë skuadër të dalë nga objektivat.

Pikërisht në këtë pikë shpreson shumë Bylis, që ka një sprint final zjarri, që mund të përfundojë i moderuar. Është e kotë të thuhet se, në fushë, të dy skuadrat do të japin maksimumin për të marrë pikë të rëndësishme. Bylis e di mirë se përballja me Tiranën në transfertë është ndeshja më e vështirë e mundshme. Atëherë, ballshiotët duhet të hedhin një sy nga llogaritë dhe tifozlliku për Laçin është zgjedhja e duhur. Mallakastriotët edhe nëse dalin të mundur nga përballja me bardheblutë janë në lojë për javën e fundit, gjithnjë nëse Erzeni nuk fiton në Kukës.

E në këtë pikë vlen dëshira që Laçi të fitojë ndeshjen në Loro Borici me Vllazninë, në mënyrë që shkodranët të dalin nga objektivi. Të kaluar me shumë mundësi nga kurbinasit por edhe Teuta, në ndeshjen që mbyll kampionatin, në Ballsh kundër Bylis kuqeblutë do të ishin pa motiv. E atëherë parakalimi mund të bëhej, duke rrëzuar Erzenin dhe duke shkuar skuadra e Shensoit në playout. Shijakasit në ndeshjen e fundit do të luajnë kundër Tiranës, që do të ketë nevojë për fitore për të mbajtur pas Partizanin e për tu shpallur kampion. Nëse ballshiotët (41) marrin fitoren në ndeshjen e fundit, Erzenit (39) nuk i bën punë barazimi me Kukësin apo Tiranën. Shijakasit janë mundur dy herë dhe kanë barazuar dy në ndeshjet direkte me Bylis, që do të merrte më të mirën në rast të pikëve të barabarta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI