Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Fitimet kapitale, Gjykata e Apelit e FIGC vendosi -10 pikë për Juventus: të pafajshëm 7 ish-drejtuesit e akuzuar

Lapsi.al 22 May 2023
Fitimet kapitale, Gjykata e Apelit e FIGC vendosi -10 pikë për

Janë 10 pikët e penalizimit me të cilat Gjykata Federale e Apelit ka ndëshkuar Juventus për çështjen e fitimeve kapitale. Në mëngjes, kreu i prokurorisë së FIGC, Giuseppe Chinè, kishte kërkuar zbritjen e 11 pikëve, por Gjykata - e cila kishte një përbërje të ndryshme nga ajo që dha të famshmen -15 më 20 janar - e konsideroi të nevojshme uljen e dënimit me një tjetër pikë.

Kështu, Juventusi u ndëshkua me 10 pikë në renditje për procesin sportive për fitimet kapitale. Ky është vendimi i Gjykatës Federale të Apelit të FIGC, pas seancës së re të gjykimit mbi fitimet kapitale. E ndërkohë, shtatë ish-drejtuesit, për të cilin aktakuza kërkoi tetë muaj, u shpallën të pafajshëm. Për të shtatë ish-drejtuesit Kolegji i Garancisë kishte kërkuar të rijustifikonte përgjegjësinë, si pjesë e procesit të fitimeve kapitale. Bëhet fjalë për Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano. Prokurori federal, Giuseppe Chiné, kishte kërkuar tetë muaj ndalim për ta.

Juventus aktualisht në kuotën e 69 pikëve në vendin e dytë pas 35 javëve, do të zbresë në kuotën 59, në venbdin e shtatë. Aktualisht aty ndodhet Roma, por bardhezinjtë do të zbresin pas pak minutash të luajnë me Empolin e një fitore do t'i ngjiste në vendin e 5 me 62 pikë. Vendi i pestë vlen një vend në Europa League, ndërsa pastaj bardhezinjtë do të kenë dy javë për të rikuperuar dy pikë ndaj Milan për prezencën në Champions League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI