Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Dënohet Juventus, Lazio e dyta e Milan në Champions: kështu ndryshon klasifikimi i Serie A

Lapsi.al 22 May 2023
Dënohet Juventus, Lazio e dyta e Milan në Champions: kështu

Lazio i dyti, Milan në Champions League, Juventus zbret në vendin e shtatë, një pikë pas Romës. Bardhezinjtë megjithatë duhet të luajnë kundër Empolit dhe nëse fitojnë, kalojnë me 62 pikë, një mbi Atalanta dhe mbeten -2 nga Milan. Ja si ndryshon renditja e Serie A pas vendimit të Gjykatës Federale të Apelit. Ka ardhur kështu sanksionimi i bardhezinjve me 10 pikë penalitet në vendimin e tretë për fitimet kapitale, të investigimit sportiv për klubin bardhezi. Tani Zonja është në kuotën e 59 pikëve.

SI NDRYSHON

Duke i hequr Juventus pikët e penalizimit, ngjiten lart me një pozicion të gjitha skuadrat që mbanin vendet nga i treti në të shtatin.

RENDITJA E VJETËR: Napoli 86 pikë; Juventus* 69; Lazio 68; Inter 66; Milan 64; Atalanta 61; Roma* 59; Monza 52 (...)

RENDITJA E RE: Napoli 86 pikë; Lazio 68; Inter 66; Milan 64; Atalanta 61; Roma* e Juventus* 59; Monza 52 (...)

(*= një ndeshje më pak)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI