Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Lotito: "Juve pikë referimi, e gabuar të gëzohesh për telashet e tyre"

Lapsi.al 23 May 2023
Lotito: "Juve pikë referimi, e gabuar të gëzohesh për

Claudio Lotito, presidenti i Lazios, ka thënë fjalën e tij për dënimin prej 10 pikësh të pësuar nga Juventus për cështjen e fitimeve kapitale: "Nuk jam mësuar të komentoj vendimet. Kur të gjithë drejtuan gishtin nga Juventus, u kujtova atyre njerëzve se klubi bardhezi është një pikë referimi e rëndësishme për futbollin italian dhe atë ndërkombëtar. E falë investimeve të tyre i ka mundësuar të gjithëve të përfshijnë skuadrat italiane në Olimpin e futbollit ndërkombëtar”.

LOTITO: "JO PËRFITIMIT"

Lotito, numri 1 i Lazios ka vazhduar më tej konceptin: "Juve do të deklarojë arsyet e tyre në selitë e duhura. Aktet e përfitimeve nuk më përkasin mua. Gëzimi në situata që i shkaktojnë dëme skuadrave të tjera nuk pasqyron vlerat e sportit". Një dalje në krah nga Lotito që tregon shumë. Për më tepër që ai është një prej presidentëve që është konfliktuar shpesh me bardhezinjtë. Lazio e tij tashmë është e dyta, me zbritjen e 10 pikëve ndaj Juventus. Bardhezinjtë janë për momentin jashtë zonës Champions dhe i duhet një mrekulli për ta arritur, pavarësisht sfidës direkte me Milan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI