Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Le Iene" i dorëzojnë trofeun e Champions Guardiolës pa u luajtur ende finalja me Inter: "Janë të lezetshëm"

Lapsi.al 23 May 2023
"Le Iene" i dorëzojnë trofeun e Champions Guardiolës pa

Finalja e Champions League mes Inter dhe Manchester City do të luhet më 10 qershor. Skuadra angleze mposhti Real Madrid në gjysmëfinale me rezultatin e zhurmshëm 4-0 në ndeshjen e dytë. Organika e Manchester City kushton sa tri herë ajo italiane. Pa llogaritur se në sulm Citizens kanë Topin e Artë të ardhshëm Erling Haaland. E po flasim për një sulmues që shënoi 52 gola këtë vit. Në fakt, basteshkruesit tashmë i japin si fitues Citizens. Kështu, emisioni i Italia 1, Le Iene fluturoi drejt Mançesterit, ku në stadiumin Etihad, për t'i dorëzuar ekipit trofeun e Champions League direkt.

Kapiteni İlkay Gündoğan, që vinte i freskët nga fitimi i Premier League, ishte i pari që mori trofeun nga i dërguari i Le Iene Stefano Corti. Mesfushori e ngriti atë lart duke shtuar se, për cështje bestytnie, ai nuk do ta autografonte. Por çuditërisht, ka qenë trajneri i skuadrës Pep Guardiola që e ka marrë me vete trofeun, pasi ngacmoi lojtarin e tij: “Bëhu i mirë, jeni shumë simpatikë!”. Reportazhi i plotë do të transmetohet sonte, e martë 23 maj, në prime time në Italia1, në takimin e fundit sezonal me “Le Iene”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI