Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Skriniar pret aprovimin e mjekëve të PSG për tu kthyer në fushë me Torino e City: tifozët e Inter nuk e duan

Lapsi.al 24 May 2023
Skriniar pret aprovimin e mjekëve të PSG për tu kthyer në

Sezoni i Milan Skriniar te Inter nuk ka mbaruar. Torino në kampionat dhe Manchester City në finalen e Champions League janë dy objektiva që vetë Inzaghi i ka deklaruar të mundshëm. Nga pikëpamja atletike rikuperimi po ecën mirë, trajtimi post-operativ ka vijuar deri më sot sipas parashikimeve, ndoshta edhe më mirë. Mbrojtësi sllovak, në Romë bashku me skuadrën për finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, do të fluturojë në Merignac, pranë Bordosë (në klinikën e besuar të stafit mjekësor të PSG-së, klubi i tij i ardhshëm) në ditët në vijim për të marrë aprovimin për rikthimin në fushë nga mjekët që e operuan.

Një rikthim që ndan botën zikaltër dhe që ka ndezur debatin mes tifozëve që prej ditës së djeshme. Nga pikëpamja teknike rikuperimi i Skriniar është padyshim një lajm i mirë. Arsye që tifozët nuk e duan rikthimin e tij në fushë është divorci i paralajmëruar në fund të sezonit. Në të vërtetë, nëse mediat sociale do të mund të përfaqësonin një mostër statistikore shteruese, mund të thuhet se shumica dërrmuese e tifozëve janë ashpër kundër tij. Nga ana tjetër - me të drejtë dhe për fat - këto vendime i takojnë klubit dhe stafit teknik. Inzaghi tashmë ka thënë po, klubi nuk ka asgjë kundër. Sigurisht jo titullar, por në pankinë me Torino dhe Manchester City. Ky është pra qëllimi i Skriniar. Mungon vetëm aprovimi definitiv nga mjekët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI