Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Mourinho i indinjuar me dënimin e Juventus: “Allegri e skuadra i kanë marrë pikët në fushë”

Lapsi.al 24 May 2023
Mourinho i indinjuar me dënimin e Juventus: “Allegri e skuadra i

Roma u përplas te Salernitana, duke komplikuar planet drejt garës për në vendin e katërt. Tashmë shansi Europa League mbetet i vetmi për t'iu bashkuar kupës më të rëndësishme kontinentale. Por Jose Mourinho duket se është më i shqetësuar për dënimin që penalizoi Juventus me dhjetë pikë dhe e shpjegon përse.

Vendimi ka lënë gojëhapur të gjithë ekspertët e fushës për shkak të kohës dhe metodave. Me dy ndeshje ende për të përfunduar kampionatin, renditja u përmbys përsëri, për të tretën herë këtë sezon për të qenë të saktë. José Mourinho nuk është dakord dhe shprehu këndvështrimin e tij në fund të ndeshjes kundër Salernitanës: “Penaliteti ndaj Juventus është një shaka për mua. Mësohet kjo gjëja me ende dy ndeshje për të luajtur. Kjo vlen për ne dhe për Juventus”.

Mourinho nuk e vlerësoi as kohën e drejtësisë sportive të Prokurorisë së FIGC-së, për dhënien e dënimit pak minuta para ndeshjes së Juventus, dy javë nga fundi: “Po të më kishin thënë dy ditë më parë do të kisha futur një tjetër formacion kundër Monzës dhe Bolonjës. Juventusi fitoi pikët në fushë dhe Allegri dhe lojtarët janë profesionistë, më vjen keq për ta. Ky penalitet cënon vlefshmërinë e kampionatit”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI