Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Me ato para do marr dy Ferrari": Balotelli u shantazhua me minorenen, 2 vjet burg për avokatin

Lapsi.al 23 May 2023
"Me ato para do marr dy Ferrari": Balotelli u shantazhua me minorenen,

I pafajshëm dhe tani edhe i rimbursuar. Mario Balotelli ka dalë më shumë se i kënaqur nga beteja ligjore me avokatin e Trevisos, Roberto Imparato. Gjykata e Vicenzës e dënoi avokatin me dy vjet e tre muaj në procedurë civile dhe e urdhëroi atë t'i paguante 80 mijë euro futbollistit breshian.

Historia daton më shumë se pesë vjet më parë, kur Super Mario luante për Brescia. Sulmuesi dilte në atë kohë me një vajzë nga Bassano, që e kishte takuar verën e kaluar në Nice. Në bashkëpunim me vajzën (atëherë minorene), Imparato kishte organizuar një shantazh të vërtetë. Avokati i kishte siguruar Alfonso Signorini një regjistrim që tentonte të provonte përdhunimin nga lojtari. Në vend të kësaj, përgjimet e ndryshme kanë vërtetuar pafajësinë e Mario Balotelli, aq sa gushtin e kaluar gjykata e Breshias e kishte shpallur të pafajshëm nga këto akuza.

Gjykata vicentine vërtetoi se Imparato ishte përpjekur ta shantazhonte, duke i kërkuar 100,000 euro për heshtje. Madje në një regjistrim, avokati mburrej: “Me ato para do t'i marr vetes një Ferrari të verdhë dhe një tjetër blu”. Në vend të kësaj, hetimet e këtyre viteve kanë konstatuar të vërtetën, kanë shfajësuar plotësisht Super Marion. E kanë nxjerrë në dritë të vërtetën e trishtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI