Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Tirana paguan 200 mijë për të fituar titullin: bardheblutë shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit të Behiratche

Lapsi.al 23 May 2023
Tirana paguan 200 mijë për të fituar titullin: bardheblutë

Dy ndeshje deri në fund, dy beteja të fundit për të arritur titullin kampion. Tirana është dy pikë para Partizanit dhe dëshiron t’i mbajë gjërat kështu edhe pas 180 minutave kundër Bylis dhe Erzenit. Bardheblutë kanë nevojë për të gjithë armët në dispozicion për të marrë 6 pikë nga këto dy ndeshje. Objektivi është të mos i japë mundësinë e parakalimit të kuqve. E me Hasanin e Hilën të rikthyer, ashtu si edhe Gjumsi që ka përfunduar skualifikimin, Tirana do të bëjë edhe një sforco tjetër, duke kthyer në fushë Jocelyn Behiratche.

Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Teutën. Komisioni i Disiplinës e Etikës e konsideroi një "sulm kundër kundërshtarit", që në atë rast ishte Gjinollari. Kështu, Behiratche u skualifikua për 5 ndeshje. Një goditje e rëndë për lojtarin nga Bregu i Fildishtë, praktikisht deri në fund të kampionatit. Por pasi kapërceu gjysëmfinalen e kthimit me Teutën dhe derbin me Partizanin e transfertën e Laçit në kampionat, drejtuesit e Tiranës kanë vendosur të paguajnë pjesën e mbetur të dënimit për Behiratche.

Kështu, 200 mijë është shuma që bardheblutë do të paguajnë për ta kthyer në fushë shtatlartin kundër Bylis dhe Erzenit. Tirana kërkon kështu t'i japë një mundësi më shumë teknikut Shehi, për të marrë dy fitoret që e ndajnë nga titulli. Tekniku nuk mund të besojë te Lushkja, që ka mbyllur sezonin, duke iu bashkuar në tribuna Patrick e Nikqit, që gjithashtu kanë lënë takim sezonin e ardhshëm…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI