Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Disiplina përjashton Halilin për 5 javë e i heq lojtarin më të mirë Bylis: edhe vajzat të dhunshme "sulm ndaj rivales"

Lapsi.al 24 May 2023
Disiplina përjashton Halilin për 5 javë e i heq lojtarin më

Gjoba të forta e të shpërndara në të gjithë fushat ka ka patur probleme. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF vazhdon të mos e rrudhë dorën kur bëhet fjalë për sjelljen e gabuar të tifozëve. Kështu, 200 mijë për arkat e Tiranës, po aq për të Bylis e 50 mijë për të Laçit. Këto janë shumat që Disiplina urdhëron tre klubet të paguajnë "për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv".

Disiplina ka përjashtuar ndërkohë zyrtarin e klubit bardheblu Grent Halili, i biri i presidentit, për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Për Halilin "8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti". Bylis ka humbur një prej lojtarëve më të mirë Santos Oliver Joanisson, deri në fund të sezonit e për tre ndeshjet e para të kampionatit të ardhshëm. Braziliani për "sulm ndaj kundërshtarit" është dënuar me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Agresivitet edhe në futbollin e vajzave. Presidenti i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, është dënuar me 8 ndeshje "për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes". Ndërkohë, për lojtaren e FC Kinostudio Femra, Melisa Doce, Disiplina ka aplikuar 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet për sulm ndaj kundërshtares.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 24.05.2023

1. KF Laçi, e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Tirana, e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF Bylis, e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

5. Lojtari i KF Bylis, Santos Oliver Joanisson, e pëson për sulm ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

6. Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtarja e FC Kinostudio Femra, Melisa Doce, e pëson për sulm ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI