Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

I gjithë Brazili në mbështetje të Vinicius: protesta në San Paoloc para konsullatës spanjolle

Lapsi.al 24 May 2023
I gjithë Brazili në mbështetje të Vinicius: protesta në

Rreth 100 demonstrues brazilianë u mblodhën të martën përpara konsullatës spanjolle në Sao Paulo. Në thelb të tubimit të tyre ka qenë dënimi i fyerjeve raciste të drejtuara ndaj sulmuesit brazilian të Real Madrid, Vinicius Júnior. Protestuesit brohoritën për rreth një orë fraza të tilla si "La Liga është raciste" dhe bënë thirrje për "fundin e racizmit në Spanjë dhe Brazil".

Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre, duke mbajtur pankarta dhe adezivë që shkruanin "Vini Jr, unë jam me ty". Ata nuk u ndalën dhe projektuan fjalët "nuk është futboll, është racizëm" në muret e konsullatës.

Në Brazil, në fakt, çështja ka shkuar deri te presidenti i vendit Lula da Silva. Ai ka reaguar në samitin e Hiroshimës, duke dënuar aktin racist që ndodhi në Mestalla, ku i gjithë stadiumi thirri në kor "majmun". Jo vetëm kaq, sepse Krishti Shëlbyes, statuja monumentale që qëndron në kodrën Corcovado, simbol i Rio de Zhaneiros, u errësua të hënën në mbrëmje për një orë në solidaritet me Vinícius Junior. Dritat që ndriçonin statujën 709 metra të Krishtit të famshëm me krahë hapur u fikën në orën 18:00 me orën lokale. Monumenti u la në errësirë deri në orën 19:00 me orën lokale.

Vinicius tha se ishte prekur nga akti i mbështetjes në një mesazh që postoi në rrjetet e tij sociale. "E zezë dhe imponuese. Krishti Shëlbyes ishte pikërisht i tillë. Një akt solidariteti që më emocionon. Por mbi të gjitha dua të frymëzoj dhe të sjell më shumë dritë në luftën tonë", ka shkruar futbollisti brazilian.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI