Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Adani poshtëron teknikun Allegri në Bobo Tv: “Solle 2 vjet fatkeqësi”

Lapsi.al 24 May 2023
Adani poshtëron teknikun Allegri në Bobo Tv: “Solle 2 vjet
Daniele Adani poshtëroi Max Allegri gjatë episodit të fundit të BoboTv, duke lexuar deklaratat e tij live pas disfatës në Empoli. Ish-mbrojtësi është marrë me komentin e fjalëve të teknikut të Juventus. Pas humbjes në Empoli dhe -10 pikëve për bardhezinjtë, shanset që skuadra e teknikut Allegri të arrijë në Champions League janë minimale. Krahas kësaj priten edhe vendimet e UEFA-s për kupat e Europës. Por situata e komplikuar e shoqërisë nuk i mjafton Daniele Adani për të justifikuar paraqitjet e Max Allegri me Juventus. Opinionisti nuk ka ngurruar ta sulmojë edhe një herë. Ish-mbrojtësi i Fiorentinës dhe Inter është shfaqur në BoboTv me xhaketë dhe në momentin që ka nisur të flasë për bardhezinjtë e ka hequr atë për të treguar fanellën me fjalët: “Në nivel servilizmi?”.

PËRGJIGJET PËR ALLEGRIN

Më pas anëtari i BoboTv lexoi deklaratat e teknikut, duke iu përgjigjur komenteve të Allegrit. “Pas golit patëm një acarim mendor jo të justifikuar por të kuptueshëm”, thotë Adani duke lexuar intervistën e teknikut Allegri. Pastaj ai komentoi: "Nuk është e kuptueshme". Pas disa batutave të këtij lloji, ish-mbrojtësi nisi një shpjegim të gjatë se çfarë sipas tij po ndodh te Juventus: “Juventus ka bërë shumë keq këtë vit, si vitin e kaluar. E nuk ka një pikë, një vlerësim, ku mund të kesh besim, duke qenë se tetë objektiva janë zhdukur”.

OPINIONISTI NË BOBOTV

Adani vazhdoi më pas: “Në 20108/2109, në fund të sezonit ai u shkarkua duke kaluar një vit në shtëpi me paratë e Juventus dhe një tjetër pa u përditësuar dhe më pas dy vite të tjera tani duke u hequr trofe tifozëve dhe palmaresit. Në dy vite ai ka sjellë vetëm fatkeqësi, duke folur sportivisht dhe ka qenë një mungesë e vazhdueshme respekti". Në fund ai përfundon me mendimin e tij mbi çfarë duhet të bëjë Allegri tani: “Tani mendoj se ka ardhur koha që ai t'ia kthejë Juventusit, si? Duke arritur një marrëveshje me një shoqëri që të ka dhënë e nga të cilën ke marrë, duke bërë një hap prapa. Do të kishte respektin tim”.
@storie_di_pallone_ #cassano#ventola#leleadani#bobotv ♬ suono originale - storie_di_pallone_

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI