Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Hakerohet faqja e Facebook e Diego Maradona: mesazhe makabre e foto e Pele në profilin e argjentinasit

Lapsi.al 24 May 2023
Hakerohet faqja e Facebook e Diego Maradona: mesazhe makabre e foto e Pele

Faqja e Diego Maradona në Facebook u hakerua dhe në të u shfaqën mesazhe makabre dhe foto të çuditshme që bënë bujë tek ndjekësit. Kanë kaluar pothuajse 3 vjet nga vdekja e Pibe de Oro. Gjatë kësaj kohe Argjentina është kthyer të fitojë një Botëror dhe Napoli një titull kampion. Të dy mungonin që nga ditët kur ai vishte fanellën me numër 10 të atyre skuadrave.

Por tani imazhi i tij është komprometuar nga hakerat, të cilët sulmuan faqen e tij në Facebook. Që nga vdekja e tij, kjo faqe u përdor për të publikuar foto dhe kujtime të legjendës argjentinase. Hakerët ndryshuan foton e profilit dhe zëvendësuan Diego Maradona me Pele.

MESAZHE MAKABRE

Përveç fotos së profilit, janë shkruar edhe mesazhe makabre dhe pa shije që kanë lënë të habitur ndjekësit. Njëra prej tyre është: “E dinë që unë inskenova vdekjen time?”. E përsëri një mesazh në mbështetje të Brazilit, kombëtares kundërshtare të Argjentinës. Ato dhe mesazhet e tjera u fshinë shpejt. Nga ana tjetër, faqja zyrtare e Diego Maradona në Instagram mbeti e paprekur nga sulmi i hakerave.

Çështja është marrë menjëherë nga mediat argjentinase, duke përfshirë Clarin. Prestigjozja argjentinase raporton disa nga mesazhet e çuditshme të publikuara. “Me keqardhje ju informojmë se llogaria zyrtare e Diegos në Facebook pësoi një sulm kibernetik”, specifikuan ata në një postim në profilin e Diez në Instagram, i ndjekur nga më shumë se tetë milionë përdorues, një e treta më pak se në profilin e Facebook. "Nuk ka koka këtu në parajsë. Vetëm Pepsi", apo "Rroftë Messi, Cr7 është një m*t". Gjithashtu ata që hakeruan profilin, postuan edhe një mesazh mbështetjeje për Vinicius, viktimë e racizmit në Spanjë. Ata shpërndanë edhe kanalin YouTube të një artisti muzikor brazilian.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI