Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rivalitet në distancë për titull, Europë e mbijetesë: java e parafundit e Superiores luhet me llogari

Lapsi.al 25 May 2023
Rivalitet në distancë për titull, Europë e mbijetesë:

Askush nuk duhet të gabojë, java e parafundit e Superiores luhet mes ankthit, rivalitetit dhe llogarive. Natyrisht e gjithë vëmendja është në duelin në distancë për titullin kampion. Tirana kryesuese ka një ndeshje shumë delikate përpara kundër Bylis. Ballshiotët kërkojnë pikë shpëtimi, por avantazhi i bardhebluve, përveç kualitetit, është fakti që e presin skuadrën e Shensoit. Tirana nuk duhet të gabojë në dy takimet e fundit, sepse pas tyre dihat Partizani.

Dy pikë nga kreu, të kuqtë luajnë në Elbasan Arena kundër Kastriotit të vendit të fundit, që ende nuk e ka prerë matematikisht biletën për në Kategorinë e Parë, por gjithësesi e ka vënë shpirtin në paqe, duke dëgjuar fjalët e teknikut Çela. Të kuqtë duan të mbajnë nën presion kryesuesit, me shpresën se Bylis do mund t’i shkëpusë pikë Tiranës. Colella nuk e merr të mirëqenë ndeshjen me krutanët, por ka nevojë për dy fitore të padiskutueshme deri në fund për të shpresuar.

Europa luhet praktikisht në Loro Borici, ku përplasja mes Vllaznisë e Laçit mund të përcaktojë shumë për vendin e katërt. Shkodranët duhet të fitojnë për të mos u kaluar nga Teuta, e në rast humbje edhe nga Laçi. Durrësakët, që do të luajnë kundër Egnatias, që tashmë e ka kopsitur objektivin e saj, shpresojnë në një barazim në Shkodër, për të parakaluar kuqeblutë. Kurbinasit janë detyrimisht në kërkim të fitores në transfertë, për të shpresuar pastaj në javën e fundit, të arrijnë një Europë që për pjesën më të madhe të sezonit dukej e pamundur.

Në zonën playout mban në tension sfida në Kukësi Arena mes vendasve e Erzenit. Hallaçi duhet të fitojë për të shmangur rrezikun e rënies, apo edhe parakalimin nga Erzeni. Shijakasit në fakt janë në rrezik, jo vetëm për playout por edhe rënien dhe do të kërkojnë me cdo kusht fitoren, në një ndeshje që për të dy formacionet është fondamentale.

SUPERIORE, JAVA E XXXV

25/05/23

Kastrioti 16 : 00 Partizani

Vllaznia 16 : 00 Laçi

Tirana 16 : 00 Bylis

Kukësi 16 : 00 Erzeni

Teuta 16 : 00 Egnatia

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI