Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Lautaro përmbys golin blitz të Fiorentinës: Inter rrëmben Kupën e Italisë dhe nis festën

Lapsi.al 24 May 2023
Video/ Lautaro përmbys golin blitz të Fiorentinës: Inter

Inter fiton Kupën e Italisë për të nëntën herë në historinë e tyre – e dyta radhazi – duke mundur Fiorentinën 2-1 në finalen e luajtur në Olimpico të Romës. Një sukses me përmbysje për zikaltrit e Simone Inzaghi, që e panë veten menjëherë në disavantazh. Në minutën e 3' Nico Gonzalez i dha startin e duhur Fiorentinës. Megjithatë, pas një çerek ore në vështirësi, Inter, i udhëhequr nga Lautaro Martinez, e përmbysi ndeshjen përpara pushimit. Në minutën e 29 barazoi me një diagonale fituese e argjentinasi u përsërit tetë minuta më vonë në akrobaci. Në pjesën e dytë shumë raste nga të dyja palët, por rezultati nuk ndryshoi.

Lautaro shënoi golin numër 100 e 101 të karrierës së tij zikaltër, në harkun e tetë minutave për të përmbysur Fiorentinën në finale. Vendimtar edhe njëherë, si gjithnjë. Argjentinasi shfrytëzoi në fillim asistin e Brozovic duke mposhtur portierin me një diagonale. Spektakolar goli i dytë në akrobaci, brenda zonës së penalltisë.

E tani janë nëntë. Inter mundi Fiorentinën 2-1 me përmbysje, falë një dygolëshi të shkëlqyer të Lautaro Martinez. Argjentinasi iu përgjigj avantazhit të menjëhershëm të shënuar nga Nico Gonzalez dhe ngriti trofeun e dytë të sezonit pas Superkupës së fituar në Riad kundër Milan. Duke shpresuar që më 10 qershor në Stamboll të bëhen tre, me atë më të rëndësishmen dhe më të bukurën nga të gjitha... Është Kupa e nëntë e Italisë për zikaltrit, për Simone Inzaghi është e treta si trajner pas atyre me Lazio në 2019 dhe gjithmonë me Inter sezonin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI