Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zhang paralajmëron City: "Nuk mendoj për Champions, por finalet dimë t'i fitojmë"

Lapsi.al 25 May 2023
Zhang paralajmëron City: "Nuk mendoj për Champions, por finalet

Steven Zhang është në qiell, duke festuar suksesin e Inter në Kupën e Italisë: "Është trofeu im i pestë me Inter, nuk mund të them sa krenar jam për ekipin. Ne kemi një mentalitet fitues, është një sukses i stafit, drejtuesve dhe ekipit". Megjithatë, presidenti zikaltër nuk dëshiron të komentojë finalen e radhës, ndoshta më të rëndësishmen, atë të Champions League. Kështu, Zhang u përgjigj “në mënyrë italiane”: “Në Itali thoni që nuk flitet për finale deri atë ditë”.

Duke folur për mikrofonat e Mediaset, ai nënvizoi: "Kjo skuadër mund të luajë në finale dhe të fitojë kupa. Është rezultati që donim".

E për ndeshjen kundër City ai përsëriti: "Mendoj se nuk duhet të flasim për këtë deri atë ditë. Ne jemi të fokusuar padyshim në ndeshjen e ardhshme. Familja Moratti është në zemrat e tifozëve zikaltër dhe unë jam krenar që qëndroj pas tyre në historinë e këtij klubi. Sa besoj në fitore? Nuk e mendoj deri atë ditë, por siç e shihni nuk ishim atje prej shtatë vjetësh dhe tani po luajmë finalet dhe kemi fituar pesë kupa. Rezultatet janë fryt i punës".

E për të përshkruar këtë Inter ai është i sigurt: "Për mua Inter është guxim, sepse ne jemi të guximshëm në të gjitha kompeticionet dhe në jetë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI