Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

I rrahën dhe intimiduan të dashurën: hajdutë me kapuç grabitën shtëpinë e Kluivert

Lapsi.al 25 May 2023
I rrahën dhe intimiduan të dashurën: hajdutë me kapuç
Hajdutë me kapuç kanë hyrë në shtëpinë e Justin Kluivert në Valencia dhe rrahën partneren e tij, duke u larguar me një plaçkë të rëndësishme. Një episod i shëmtuar që ka tronditur ish-futbollistin e Romës. Pasditen e së mërkurës, ndërsa sulmuesi ishte larguar me Valencian për transfertën e Mallorca, hajdutët sulmuan partneren e tij jashtë shtëpisë së tyre. Gruaja ishte duke ecur me qenin e saj kur banditët e sulmuan dhe e intimiduan. Më pas ata hynë në shtëpinë e futbollistit dhe vodhën para dhe bizhuteri me vlerë rreth 160 mijë euro, sipas vlerësimeve të policisë. Partnerja e lojtarit ka pësuar lëndime të lehta. Ka qenë ajo që ka thirrur forcat e sigurisë kur hajdutët dolën nga shtëpia. Pavarësisht traumës së rëndë të pësuar në familje, ish-lojtari i Romës dhe Ajax ka vendosur të mos kthehet menjëherë në Valencia. Holandezi ka qëndruar me skuadrën në Mallorca, në funksion të një ndeshje vendimtare për shpëtimin. Kluivert nuk është lojtari i parë i Valencia që pëson një vjedhje në shtëpi. Para tij, të njëjtin fat e kishin edhe Castillejo dhe Mustafi. Madje për ish-mbrojtësin e Sampdorias ishte një vjedhje me vlerë rreth një milion euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI