Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ United "copëton" Chelsea e blindon Champions: pokeri i Red Devils i lë Liverpool vetëm Europa League

Lapsi.al 25 May 2023
Video/ United "copëton" Chelsea e blindon Champions: pokeri i Red

Manchester United do të luajë në Champions 2023/2024. Ky është verdikti i rikuperimit të Premier League me Chelsea, i mposhtur nga Red Devils 4-1. Në Old Trafford, vendosën golat e Casemiro (6'), Martial në shtesën e pjesës së parë, Bruno Fernandes me penallti (73') dhe Rashford (79'). Goli i Joao Felix në minutën e 89' ishte i kotë. Ten Hag kalon Newcastle, por, mbi të gjitha, padyshim mban pas Liverpool në vendin e pestë.

Manchester United shfrytëzoi "matcht point" për t'u kualifikuar në Champions League. Ten Hag garanton kështu të paktën vendin e katërt falë fitores së qartë 4-1 të Old Trafford ndaj Chelsea. Një rezultat që çertifikon vendin e pestë të Liverpool, që duhet të kënaqet me Europa League. Sfida u zhbllokua që në minutën e 6' me goditjen me kokë të Casemiro, në krosimin e Eriksen. Në minutën e 29', megjithatë, u shfaqën problemet për ten Hag që humbi Antony, i zëvendësuar nga Rashford. Ndërkohë, vendasit vazhduan të prodhonin lojë dhe dyfishuan në shtesë. Casemiro shpiku një pasim për Sancho, i cili shërbeu për Martiali, që nuk gaboi.

Ndeshja mbyllet përfundimisht në pjesën e dytë dhe brenda 5 minutave. Në minutën e 73', Fofana rrëzoi në zonë Bruno Fernandes, që nuk gaboi nga pika e bardhë. Ndërsa pak më pas Rashford përfitoi nga keqkuptimi mes Fofana dhe Kepa duke fiksuar pokerin. Chelsea arriti të gjejë golin vetëm në minutën e 89' me Joao Felix. United merr një 4-1 që vlen për vendin e tretë, por mbi të gjitha sigurinë për të luajtur në Champions League 2023/2024. Red Devils do ta mbyllin kampionatin në Old Trafford kundër Fulham, ndërsa Blues pësuan humbjen e gjashtëmbëdhjetë. Ndeshja e fundit e këtij sezoni për tu harruar do të jetë në Stamford Bridge kundër Newcastle, që luftojnë me United për vendin e tretë (Magpies janë -2). Vendi i pestë i pashmangshëm gjithsesi për Liverpool, që si nënkampion i Europës vitin e kaluar do ta mbyllë sezonin pa mundësinë për të luajtur në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI