Flash

Video/ "Nuk keni parë gjë akoma", presidenti Demrozi flet si Rama, Jackson ngre kupën e parë të Egnatias

Lapsi.al 1 June 2023
Video/ "Nuk keni parë gjë akoma", presidenti Demrozi flet si

1-0 në minutën e 114' të kohës së dytë shtesë dhe festa është e gjitha e Egnatias. Trofeu i parë i Kupës së Shqipërisë në fund të një sezoni fantastik, ku u arrit Europa edhe përmes kampionatit. Egnatia u rendit e treta pas dy kryeqytetaseve, por nuk kërkon të ndalet më. Presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi, ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë trofe historik të klubit: “Një ekip i vogël sot arrin të fitojë Kupën e Shqipërisë, Kishim arritur Europën para se të mbaronte dhe tani festojnë. Kupën e solli Tetova, bravo i qoftë. Dua të falënderoj të gjithë çunat, drejtorin sportiv që ka bërë një punë shembullore. Edhe Tetova ka bërë një punë shumë, shumë të mirë. Nuk keni parë gjë akoma. Ne ecim gjithmonë para, nuk shohim asnjëherë mbrapa. Për kampion vitin tjetër".

Në fund një dedikim përpara se të lëshohet në festë bashkë me skuadrën: "Këtë trofe ia dedikoj familjes që jeton në Itali, unë jam prej tre vitesh këtu. Pastaj tifozerisë rrogozhinase, ishin të mrekullueshëm. Si dhe ekipit tim”, e mbylli Demrozi. Kapiteni Jackson ngriti lart trofeun, ndërsa festa elektrizuese shpërtheu në “Elbasan Arena”.

[video width="320" height="180" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/egnatia-festa.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI