Flash

Ariana Grande dhe Ethan Slater i japin fund lidhjes pas tre vitesh

Lapsi.al 9 June 2026

Ariana Grande dhe Ethan Slater janë ndarë pas tre vitesh lidhjeje, ka konfirmuar Page Six.

Sipas një burimi pranë çiftit, ndarja ka ndodhur disa muaj më parë, por të dy kanë mbetur në marrëdhënie miqësore.

“Ariana dhe Ethan u ndanë disa muaj më parë, por kanë mbetur miq dhe kanë respekt dhe vlerësim për njëri-tjetrin,” tha burimi. “Nuk ishte një vendim i lehtë, por kuptuan se është më mirë të jenë miq sesa në një marrëdhënie romantike.”

Burimi shtoi gjithashtu se Ariana është e fokusuar në karrierën e saj, turneun “Eternal Sunshine” dhe albumin e ri “Petal”, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Dy artistët u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Wicked”. Në atë kohë, të dy ishin të martuar: Grande me Dalton Gomez, ndërsa Slater me Lilly Jay, me të cilën ka një djalë 3-vjeçar.

Sipas raportimeve, marrëdhënia e tyre u bë publike në vitin 2023 dhe shkaktoi shumë reagime në media, veçanërisht nga ish-bashkëshortja e Slater.

Pavarësisht zhurmës mediatike, një burim tjetër kishte deklaruar më herët se “ata nuk kanë bërë asgjë të gabuar”, duke theksuar se Slater ishte i ndarë nga bashkëshortja e tij përpara lidhjes me Grande.

Ndërkohë, Ariana Grande po vijon turneun e saj të shumëpritur dhe së fundmi ka bërë edhe referenca  për jetën e saj personale gjatë performancave live, përfshirë këngën “Thank U, Next”.

Të këshilluara

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI