Flash

Ballkani mbetet i ndarë për punonjësit e huaj/ Shqipëria, shteti që i mbështet më shumë

Lapsi.al 3 August 2026

Vendet e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit po vuajnë mungesat në tregun e punës, për shkak të niveleve të larta të emigracionit tek të rinjtë, duke bërë që tashmë vendet bosh të mbulohen me emigrantë nga vendet të tjera. Por qytetarët në 6 vendet e Rajonit kanë qëndrime të ndryshme ndaj lejimit të shtetasve të huaj për të punuar në ekonomitë e tyre, për sa kohë ka vende pune të disponueshme.

Sipas të dhënave të anketës “Security Meter 2025”, nga Këshilli i bashkëpunimit rajonal, mesatarisht 57% e të anketuarve në rajon e mbështesin këtë politikë, 33% janë kundër, ndërsa 10% nuk kanë një qëndrim për këto zhvillime.

Mbështetja më e lartë regjistrohet në Shqipëri, ku 77% e të anketuarve janë në favor të lejimit të punëtorëve të huaj. Pas saj renditen Bosnjë dhe Hercegovina me 62% dhe Kosova me 61%.

Në Maqedoninë e Veriut, 53% e qytetarëve e mbështesin këtë qasje, një nivel pranë mesatares rajonale. Ndërkohë, qëndrimet janë dukshëm më të rezervuara në Serbi dhe Malin e Zi, ku përkatësisht 44% dhe 43% e të anketuarve janë në favor.

Mali i Zi është i vetmi vend i rajonit ku kundërshtarët janë më të shumtë se mbështetësit. Rreth 46% e qytetarëve malazezë shprehen kundër lejimit të punëtorëve të huaj, krahasuar me 43% që janë pro.

Në Serbi, 36% janë kundër, ndërsa 21% nuk kanë dhënë përgjigje, përqindja më e lartë e të pavendosurve ose e personave që kanë refuzuar të përgjigjen në të gjithë rajonin.

Edhe në Maqedoninë e Veriut niveli i personave pa qëndrim është relativisht i lartë, me 14%, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë arrin në 12%. Në Kosovë, vetëm 3% nuk kanë dhënë përgjigje, ndërsa në Shqipëri kjo pjesë është 2%.

Të dhënat tregojnë se në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor ekziston një shumicë në favor të emigracionit për motive punësimi, por mbështetja nuk është e njëtrajtshme. Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova shfaqen më të hapura, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia janë më skeptike.

Diferencat lidhen me kushtet e tregut të punës, mungesat e fuqisë punëtore, ritmet e emigrimit dhe perceptimin e qytetarëve mbi konkurrencën për vendet e punës. Në ekonomitë ku bizneset po përballen me mungesë punonjësish, punësimi i të huajve shihet më shumë si një zgjidhje për plotësimin e vendeve vakante./ Monitor

Të këshilluara

Tërmeti godet Elbasanin

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët....

17:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI