Flash

Benjamin Mendy shet ‘Kupën e tij të Botës’: ishte e dëmtuar, fitimi nuk ishte edhe aq i madh

Benjamin Mendy fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018 dhe tani ka vendosur të shesë në ankand kopjen e trofeut të Kupës së Botës.

Lapsi.al 31 July 2026

Benjamin Mendy fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018 dhe tani ka vendosur të shesë në ankand kopjen e trofeut të Kupës së Botës. Trofeu ishte i dëmtuar dhe për këtë arsye i solli “vetëm” 54 mijë euro. Kupa kishte një çarje të vogël në bazë, si edhe disa shenja konsumimi, çka tregon se Mendy nuk e kishte mbajtur kopjen e trofeut në një vitrinë dhe nuk e kishte ruajtur të paprekur gjatë këtyre tetë viteve.

Mendy nxori në ankand kopjen e Kupës së Botës

Ka sportistë që janë shumë të lidhur me trofetë apo medaljet që fitojnë dhe të tjerë që ua dhurojnë miqve, familjarëve ose muzeve. Sigurisht, çdo futbollist synon maksimumin dhe për secilin maksimumi është Kupa e Botës. Benjamin Mendy, edhe pse dha një kontribut të vogël, është kampion bote me Francën e vitit 2018. Ai luajti vetëm një ndeshje, kur kualifikimi ishte siguruar tashmë, dhe në total numëron dhjetë paraqitje me kombëtaren, por titullin e kampionit të botës e ka. Vetëm se kupën nuk e ka më.

Fitoi “vetëm” 54 mijë euro

Mendy vendosi ta shesë, ose më saktë të përfitonte para duke e nxjerrë në ankand gjatë aktivitetit “Global Football Auction Part 2”, të organizuar nga shtëpia amerikane Goldin, e specializuar në objekte koleksionuese sportive.

Përfitimi nuk ishte i jashtëzakonshëm, edhe pse 54 mijë euro mbeten një shumë e konsiderueshme. Trofeu ishte i dëmtuar, me një çarje në bazë dhe shenja të lehta konsumimi. Blerësi mori edhe një certifikatë të firmosur nga Mendy, e cila garanton autenticitetin e trofeut.

Karriera e Mendy, që tani luan në Poloni

Mbrojtësi kaloi gjashtë sezone te Manchester City, pasi kishte luajtur më parë me Marseille dhe Monaco. Në dy sezonet e fundit te City ai zhvilloi vetëm një ndeshje në Premier League për shkak të problemeve me drejtësinë. Më pas karriera e tij pësoi rënie dhe sot është futbollist i Pogon Szczecin, klub me të cilin rinovoi së fundmi kontratën.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI