Flash

Plas konflikti, Uefa bojkoton Infantinon: europianet nuk do të marrin pjesë në Botëror, Duka në krah të Ceferin

Federatat e lidhura me UEFA-n kanë vendosur të bojkotojnë kompeticionet e FIFA-s në shenjë proteste ndaj planit të Gianni Infantinos

Lapsi.al 30 July 2026

Federatat e lidhura me UEFA-n kanë vendosur të bojkotojnë kompeticionet e FIFA-s në shenjë proteste ndaj planit të Gianni Infantinos për përfshirjen e fondeve private të investimeve në Kupën e Botës. "UEFA dhe federatat e saj kombëtare nuk do të marrin pjesë në kompeticionet e FIFA-s (përfshirë edhe Kupën e Botës)," deklaroi institucioni europian i futbollit pas një mbledhjeje urgjente online të 55 anëtarëve të tij. Takimi strategjik u thirr për t'iu kundërvënë ofertës së presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili u ka propozuar 20 milionë dollarë secilës prej 211 federatave anëtare, me afat pranimi deri në mesin e shtatorit.

Propozimi i Infantinos u bë publik të martën. Ai parashikon ndarjen e aktiviteteve tregtare të FIFA-s në një operacion me vlerë 20 miliardë dollarë, ku 20 për qind e aksioneve do t'u kalonin investitorëve privatë. Investitori kryesor do të ishte një kompani investimesh me seli në Nju Jork, e themeluar nga Joshua Kushner, i afërt me presidentin amerikan Donald Trump.

Në deklaratën e publikuar, UEFA thekson: "Është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme që një propozim me një rëndësi të tillë për futbollin të jetë hartuar në fshehtësi dhe të jetë sjellë pothuajse për miratim pa asnjë konsultim domethënës me ata që kanë përgjegjësinë për drejtimin e këtij sporti. Kjo nuk është vetëm një mungesë e rëndë lidershipi, por një heqje dorë nga detyrimi i FIFA-s si kujdestare e futbollit botëror."

UEFA e cilësoi ofertën e Infantinos si "një ultimatum: ose pranohet kalimi i pakthyeshëm i kompeticioneve më të mëdha të futbollit në duart e investitorëve privatë, ose do të përballeni me pasojat. Kjo nuk është një vendimmarrje demokratike, por një formë qeverisjeje e bazuar në frikësim – një akt detyrimi i padenjë për një institucion që ka për detyrë të mbrojë futbollin botëror." Kompeticioni i radhës i organizuar nga FIFA do të zhvillohet në Europë: Kupa e Botës për Femra U-20, e cila do të nisë më 5 shtator në Poloni.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI