
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është drejtuar përsëri qytetarëve shqiptarëve që të dalin në mbështetje të studentëve dhe të rinjve, që kanë hyrë në ditën e 9-të të protestës së tyre.
Me anë të një video mesazhi, lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, akuzon Edi Ramën se është duke thurur një plan për të destabilizuar Shqipërinë dhe fajin të ua hedhë studentëve.
‘Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar.
Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët për këtë, vetëm e vetëm që të ruaj pushtetin e tij.
Platforma e tij për destabilizim synon të bëj krime, vrasje dhe të fajësoj studentët për to, në mënyrë që shqiptarët ti kthej kundra tyre.’, tha Berisha gjatë videomesazhit për qytetarët shqiptarë.
Ai ka denoncuar edhe bandidët me maska që dalin nga zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe infiltrohen mes protestuesve me qëllim që ti ndalojnë dhe arrestojnë ata.
‘Një grup personash me dopio maska, janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga ministra e brendshme me fytyrë te mbuluar me maskë të zezë, por dhe me maskën tjetër duke thirrur ‘Rama në burg’ me qëllime për të mësyrë bizneset private dhe realizuar krime të tjera ndaj protestuesve që tu faturohen studentëve.
Fatmirësisht ishte meritë e mediave, që kapën na flagrancë me video’, u shpreh kryetari i PD-së gjatë videomesazhit të tij.