Flash

Berisha: Xhaçka po hetohet për kontrabandën e armëve, kur ishte ministre e Mbrojtjes

Lapsi.al 8 October 2026

Berisha: Xhaçka po hetohet për kontrabandën e armëve, kur

Kreu i PD, Sali Berisha tha se Artan Gaçi është thirrur në SPAK për një hetim për pastrim parash që lidhet me trafikun e armëve gjatë kohës që bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka ishte ministre e mbrojtjes. Deklarata e Berishës u bë në seancën paralamentare.

"Ku është kjo Xhaçka? E morët vesh apo jo, në kohën që ka qenë ministre Mbrojtje, ka luajtur kontrabandën. E morët vesh apo jo? Prandaj o qytetarë shqiptarë sot vjen e voton verbërisht se mbron kontrabandën e armëve që ka zhvilluar me të shoqin" u shpreh Berisha.

Paraditen e së enjtes, Artan Gaçi u paraqit në SPAK, por nuk pranoi të flasë para gazetarëve. Ndërkohë prokurorët e SPAK janë duke hetuar lëvizjet që janë kryer në industrinë e armëve në vendin tonë dhe për këtë kanë marrë celularët e izraelitit Ron Yeffet, kreut të KAYO Ardi Veliut dhe sekretarit të Ministrisë së Mbrojtjes, Ardit Hysës, ndërsa kanë sekuestruar dokumenta të shumta në ministrinë e mbrojtjes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI