Flash

Deputetja e PDK: Të nisin procedurat për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Lapsi.al 16 September 2026

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Sala Jashari, ka kërkuar nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pas vendimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Jashari ka bërë thirrje që Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme dhe të ndërmerren hapa institucionalë për kundërshtimin e vendimit.

 
“PDK do t’u marrë të gjitha hapat, por, unë si Sala Jashari kam bërë thirrje kryesueses së Kuvendit që të bëjmë thirrje të menjëhershme që nesër ta fillojmë seancën. Të gjithë deputetet do të kthehen nga Haga dh e të fillojmë me seancë. Të fillojmë në formën institucionale që të ju dalim në zë çlirimtareve tanë. Do të kërkojmë gjitha format që të zhbëjmë Gjykatën. Por, mbi të gjitha shumë e nevojshme të dërgohet mesazhi që çlirimtaret nuk dënohen në emrin e popullit. Ajo që dëgjuam sot është tragjike për Kosovën. Është e rëndësishme që gjitha partitë pulitke të bashkohen sidomos ato shqiptare e të diskutojnë, është moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, u tha Jashari.

Ajo ka kërkuar gjithashtu miratimin e një rezolute, përmes së cilës, sipas saj, do t’u dërgohej mesazh ndërkombëtarëve se UÇK-ja nuk duhet të dënohet në emër të popullit shqiptar.

“Sigurisht që Gjykata është krijuar dhe çlirimtarët kanë shkuar me idenë që gjithçka le të jetë e drejtë, por, deri tash e kemi parë që gjykata nuk ka qenë asnjë formë e drejtë, ka qenë krejtësisht politike. Dhe, madje është bërë një thirrje prej avokatit të Hashim Thaçit që deputetet menjëherë të fillojnë procedurat për zhbërjen e kësaj gjykate, e po ashtu duhet të fillohet menjëherë një seancë e jashtëzakonshme. Unë madje edhe kam bërë thirrje tashmë, ne duhet të krijojmë një rezolutë që t’i tregohet të gjithë ndërkombëtarëve e të gjithë të tjerëve që asnjë moment UCK nuk dënohet në emrin e popullit shqiptar. Duhet të fillojë çdo procedurë sa më shpejtë”, thekson Jashari.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI