Flash

VIDEO/ Del nga SPAK arkitekti që projektoi vilën e Belinda Ballukut

Lapsi.al 16 September 2026

Ka dalë nga SPAK pas disa orësh, Olsi Eftimi, arkitekti i studios "Atelier 4". Ai u mor në pyetje në lidhje me vilën që SPAK thotë se i përket Belinda Ballukut në Green Coast, por që fshihej nën emrin e Igli Tares. Një nga provat për pronësinë reale të vilës është emaili që Eftimi i dërgonte Ballukut.

Në këtë komunikim, arkitekti i propozonte Ballukut zgjidhje estetike për një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, duke theksuar se projekti ishte rishikuar me idenë që përdoruesit e vilës të ndjeheshin “të llastuar”.

Projekt-ideja përfshinte një pishinë “infinity”, gjelbërim kacavjerrës, një tavolinë ngrënie në të njëjtin nivel me ujin dhe një pistë vrapimi pranë pishinës për seanca të gjata me pamje nga deti.  Për të theksuar luksin e pakompromis, arkitekti sugjeronte vendosjen e dy vaskave hidromasazhi të frymëzuara nga hoteli i famshëm “Roccabella” në Santorini si dhe veshjen e tarracës dhe pishinës me dru “teak” për një ndjesi të ngrohtë të ngjashme me atë të një jahti.

“Kemi idenë që edhe nëse një ditë vendos ta japësh me qira, përdoruesit të mund të ndihen ‘të llastuar’ njësoj si në hotel,” i shkruante ai Ballukut. “Shihe si alternativë kur të përfundojmë edhe renderat dhe nëse s’të ngjit, kthehemi te mermerët blu,” shtonte ai.

Sipas hetimeve të SPAK, këto detaje ekskluzive luksi nuk ishin tekat e një blerësi çfarëdo, por kërkesat e drejtpërdrejta të ministres së atëhershme të Infrastrukturës, Belinda Balluku për një vilë në rivierën shqiptare që dyshohet se është përfituar përmes korrupsionit.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme për masën e sekuestros, shpenzimet për këto kërkesa të arkitekturës variojnë nga rreth 290 deri në 410 mijë euro dhe u paguan nga kompania “Alko Impex General Construction”, e cila po shpërblehej në të njëjtën kohë me një tender prej 2.2 miliardë lekësh [rreth 23.9 milionë euro] për Unazën e Madhe të Tiranës.

Prokuroria e Posaçme pretendon se vila në Palasë është produkt i korrupsionit dhe i pastrimit të parave.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI