Flash

Detaje nga ngjarja tronditëse/ Nisi si shaka mes kamarierëve, 16-vjeçari u shty në ashensor nga kolegu

Lapsi.al 12 October 2026

Detaje nga ngjarja tronditëse/ Nisi si shaka mes kamarierëve,

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Arrameras të Fushë-Krujës, ku humbi jetën 16-vjeçari Enes Isaku. Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhej në ashensor për të zbritur në katin e parë të restorantit, kur një shaka mes tij dhe një kamarieri tjetër përfundoi në tragjedi. Enes Isaku dhe kolegu i tij, 26 vjeç Endri Stafuka, po bënin shaka me njëri-tjetrin në momentin kur 16-vjeçari hyri në ashensor për të zbritur në katin e parë të lokalit. Gjatë këtij momenti, kamarieri tjetër dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe ka shtypur butonin e ashensorit, me qëllim që kolegu i tij të zbriste poshtë.

Por situata mori një kthesë tragjike. Në atë moment, ashensori pësoi shkëputje dhe 16-vjeçari u përplas me kokë në pllaka, duke humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, shkëputja e menjëhershme e ashensorit rrezikoi edhe jetën e kamarierit tjetër, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Një tjetër detaj që po hetohet është fakti se vetëm pak çaste para ngjarjes, ashensorin e kishte përdorur edhe pronari i restorantit, Afrim Vathi, i cili është gjithashtu gjyshi i viktimës 16-vjeçar. Policia arrestoi 26-vjeçarin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe 62-vjeçarin Afrim Vathi, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI