Flash

Dita e 49-të e protestës/ Deputetja Koçeku shfaqet në tubimin e vendosur para Kryeministrisë

Lapsi.al 18 July 2026

Deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar protestës qytetare para Kryeministrisë, e cila këtë mbrëmje po zhvillohet për të 49-ën ditë radhazi. Ajo është parë mes protestuesve, e shoqëruar nga disa persona. Pak para nisjes së protestës, Koçeku publikoi një video në rrjetet sociale, ku njoftoi se do të ishte pjesë e tubimit dhe vlerësoi qëndrueshmërinë e qytetarëve që prej javësh protestojnë në rrugët e Tiranës.

Pjesëmarrja e Koçekut vjen rreth një muaj pasi ajo u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vijoi mandatin si deputete e pavarur. Që prej largimit nga mazhoranca, ajo ka shtuar kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa tashmë i është bashkuar edhe protestës që kërkon dorëheqjen e kreut të qeverisë. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI