Flash

Droni rus futet në hapësirën ajrore, Rumania ngre në ajër avionët e NATO-s

Lapsi.al 20 August 2026

Rumania ka ngritur në ajër avionët luftarakë të misionit të NATO-s pasi një dron kaloi hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi masiv rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës najësore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, radari ushtarak pikasi një grup objektivash ajrorë pranë kufirit ukrainas, në veri të qarkut të Tulceas. Për të monitoruar situatën u ngritën me urgjencë dy avionë luftarakë spanjollë F-18, pjesë e misionit të patrullimit ajror të Aleancës, si dhe një helikopter ushtarak rumun IAR-330 SOCAT për mision zbulimi. Ndërkohë, autoritetet lëshuan sinjale alarmi për popullsinë e zonës së prekur.

Ministria sqaroi se droni hyri në hapësirën ajrore rumune rreth 13 kilometra në lindje të qytetit Galați. Vetëm tre minuta më vonë, ekuipazhi i helikopterit rumun raportoi se droni u rrëzua rreth katër kilometra në verilindje të fshatit Grindu në Qarkul Tulcea. Përplasja shkaktoi një zjarr i cili u shua vetë, ndërsa nuk u raportuan viktima apo dëme materiale. Një ekip ushtarak u dërgua menjëherë për të siguruar perimetrin e rënies.

Kjo ngjarje vjen vetëm katër ditë pasi një tjetër avion spanjoll F-18 rrëzoi një dron që hyri në hapësirën ajrore rumune nga territori i Moldavisë. Edhe pse autoritetet rumune nuk e identifikuan zyrtarisht përkatësinë e mjetit fluturues, një zëdhënës i NATO-s deklaroi se dyshohet se ai i përkiste forcave ruse.

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI