Flash

Ushtarët izraelitë damkosin palestinezët me numra: Njësoj si nazistët 

Lapsi.al 19 August 2026

Qytetarët palestinezë u shënjuan me një numër të shkruar në ballë dhe në krahë nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor. Ky është rasti më i fundit shqetësues, i raportuar gjerësisht, i cili rikthen vëmendjen mbi sjelljen dhe dhunën e ushtarëve të IDF-së gjatë bastisjeve në territoret palestineze.

Sipas raportimeve, të shoqëruara me imazhe, disa banorë të qytetit verior të Bregut Perëndimor, Qabatiyah, u damkosën me numrin 44 gjatë një operacioni ushtarak izraelit në zonë. IDF pranoi veprimet, duke pretenduar se ushtarët u qortuan.

“Ja si duket dehumanizimi. E fshin qenien njerëzore dhe e shndërron atë në një numër”, - deklaroi hapur Ahmad Tibi, anëtar i Knessetit dhe udhëheqës i partisë arabo-izraelite, duke e quajtur atë “një imazh që të kujton kohërat e errëta”.

Praktika, e pranuar më vonë nga udhëheqësit ushtarakë të Tel Avivit, u dokumentua nga media lokale, e cila tregoi imazhe të disa palestinezëve me numrin 44 të shkruar me shënues në ballë dhe krahë, përfshirë gazetarin edhe Mahmoud Zakarneh. Sipas vetë banorëve, ushtarët izraelitë rrahën dhjetëra njerëz, duke i marrë në pyetje nën kërcënim përpara se t'i damkosnin me shënues.

IDF shpjegoi se arrestimet ishin pjesë e një operacioni spastrimi për të gjurmuar individë të dyshuar për planifikimin e sulmeve, që përfshinin mbi 50 ndërtesa në Bregun Perëndimor verior. Sipas zyrtarëve ushtarakë, ushtarët e përfshirë "i shënuan të dyshuarit e marrë në pyetje si pjesë e operacionit" për të mos ngatërruar ata që ishin kontrolluar tashmë.

IDF shpjegoi se kjo ishte sjellje e papërshtatshme dhe se ushtarët përgjegjës do të qortoheshin zyrtarisht, pa specifikuar se çfarë masash do të merreshin. Kjo nuk është hera e parë që ushtria izraelite është përfshirë në një sjellje të ngjashme. Prillin e kaluar, ushtarët shkruan numra në duart e grave palestineze në hyrje të kampit të refugjatëve në Jenin. Edh në atë rast, veprimi u etiketua si një "veprim i keq" dhe u premtuan masa disiplinore.

Prej javësh të tëra, Bregu Perëndimor ka parë një përshkallëzim të dhunës pas bastisjeve të dhunshme të përsëritura nga kolonët izraelitë që synojnë dëbimin e palestinezëve dhe rimarrjen e vendbanimeve, të gjitha nën syrin vigjilent të ushtrisë, e cila pothuajse kurrë nuk ndërhyn. Rasti më i habitshëm është pranë Nablusit, ku disa familje palestineze mbeten nën rrethim nga kolonët që po bllokojnë shpërndarjen e ushqimit dhe ujit, duke i detyruar banorët që zotërojnë shtëpitë e tyre t'i braktisin ato. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI